Sali Berisha tha se nuk është ulur në një tavolinë me Ilir Metën për të koordinuar aksionin kundër qeverisë Rama por thotë me bindje se është opozitar i vërtetë. “Nuk jemi ulur, por opozitari i vërtetë e ka të drejtë që aferat e djegësave nuk mund ti falë kurrë dhe Meta është opozitar i vërtetë”, tha Berisha dhe garantoi se do të bashkëpunojë bashku me Metën dhe shoqërinë civile.
“Nëse nuk bëjmë përgjegjës për vjedhjen e 420 milionë dhe lëvrimin e parave edhe pse janë në ndjekje. Armik i shqiptarëve, hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur me vjedhje në dorë e do të përgjigjesh para shqiptarëve, bllokoje sa të duash SKRAPIN e partisë", tha Berisha.
Sa i përket grupit parlamentar, Berisha tha se shpreson që të jenë të bashkuar në shtator duke i dhënë kështu një mesazh edhe deputetëve që nuk e mbështesin që të bëjnë opozitë të fortë së bashku.
“Jo, nuk po shihet asnjë mundësi për grupin e ri parlamentar. Shpresoj se grupi i ri parlamentar nis i bashkuar punën në shtator”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: