Politikë

Berisha nuk ndal sulmet: Dumani dhe Kraja kanë kryer krime të shëmtuara, përdorin dosjet për të prerë gjoba

6 Janar, 11:10| Përditesimi: 6 Janar, 11:15

  • Share

Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte për herë të parë në zbatim të masës detyrim paraqitje, nuk ndali sulmet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Si zakonisht, shënjestër e sulmeve ishte Altin Dumani, por edhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Berisha i ka quajturi si ‘kriminel’ dhe si bashkëpunëtorë me krimin.

'Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani. Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019. Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror. Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro. Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë. Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.

Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi. E kuptoni ju se çfarë janë këta? Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme...'


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?