Politikë

Berisha takim përmbyllës në Has: Në këtë moshë që jam nuk synoj pushtetin, por t'u kthej shqiptarëve paratë e tyre

4 Maj, 14:36| Përditesimi: 4 Maj, 16:07

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin elektoral përmbyllës në Has të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se Hasi është një nga qytetet më të prekura nga largimi i qytetarëve të saj, veçanërisht i të rinjve, në emigrim.

"Ndaj vij këtu me bindjen me të madh që Hasi sot për një seri arsyesh, nuk është vendi siç duhet të jetë, është vendi nga i cili largohen përsëri bijtë dhe bijat e saj. Është vendi nga i cili ëndrrat e bukura të hasjanëve, nuk ndërtohen në Has, por këtu ëndërra, ky regjim i eksporton në dhera të tjera. Po vij nga Tropoja, një bashkëmoshatare e Odetës deklaroi aty, kemi qenë 32 shokë dhe shoqe, nga ata sot jemi vetëm 3.  Pra siç e shihni ju njerëz atdhetarë, të ndershëm ka diçka që po e zbraz Shqipërinë, ka diçka që po i shkreton trojet tona. Ka diçka që po e lë këtë komb pa rini. 620 mijë të rinj kanë ikur në 10 vitet e fundit. Nga viti 2019 e këtej, ne kemi shumë më tepër vdekje se sa lindje. Dhe së fundi OKB deklaroi se, shqiptarët kanë treguesit e lindshmërisë më të ulëtin në botë, për shkak të emigracionit. Tani për çdo shqiptar, atdhetar, hasjane dhe hasjanë kudo që jeni, këto, janë sirenat, janë thirrjet që vijnë nga thellësia e shpirtit të këtij të kombi, nga thellësia e kësaj toke. Me 11 maj të votojmë ndryshimin, me 11 maj, të votojmë për një epokë të re, për një kapitull të ri, për një histori të re, të Hasit dhe të Shqipërisë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe e cila varfëroi shqiptarët nga viti në vit.
Miq, dua të kujtoj pak këtu, nëse në diktaturën komuniste varfërinë na e solli hiperkolektivizimi, në diktaturën e re të krimit të Edi Ramës, varfërinë e sjell, vjedhja, vjedhja, plaçkitja e qytetarëve",- tha Berisha.

Kryedemokrati u zotua se nëse fiton zgjedhjet, pas 11 majit qytetarët nuk do të paguajnë më taksën e Rrugës së Kombit dhe aksit Thumanë-Kashar.

“Javën e parë, taksa Rama hidhet në Drin. Nuk do të paguani më kurrë taksë për të ardhur në Tiranë. Ta dinë mirë, javën e parë ato zhduken nga autostrada. Rrogat mesatare do të rriten në 1250 euro, rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen. Fermerët e Hasin do të marrin të njëjtat subvencione si ata në Maqedoni e Kosovë”, tha Berisha.

Lideri i PD nënvizoi se qëllimi i tij në këto zgjedhja nuk është rimarrja e pushtetit, por ambicia që t'u kthejë "shqiptarëve paratë e tyre, taksave të tyre, dhe jo të ua plaçkisin".

"Në këtë stad të moshës time, nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para.  Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë, Kam një ambicie të papërmbajtur, të ua kthej shqiptarëve paratë e tyre, taksave të tyre, dhe jo të ua plaçkisin, siç ju plaçkisin sot. Kam një ambicie të krijoj një mundësi për çdo shqiptar, se këta të rinj, këta qytetarë nuk kërkojnë gjë tjetër përveç se mundësi, por mundësi reale, jo mundësi me lugë bosh, jo mundësi me fjalë bosh.  Ndaj dhe ftoj ju, ftoj çdo socialist, çdo të lëkundur dhe të paparti të Hasit, ftoj çdo shqiptar të gjitha bindjeve, ftoj diasporën, emigracionin të votojnë ndryshimin, të votojnë shansin e madh të 100 ditëve  dhe Shqipërisë",- tha Berisha.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • BARDI: 04/05/2025 15:11

    E HABITESHME SI MUND TE SHAJNE PER VJEDHJE KUR VET JANE DERI NE FYT ME VJEDHJE.NUK THOT KOT POPULLI SE I SHARI DERI NE MUT TE SHAN SE VET ATIJ I KA PLASUR ERA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?