Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Berisha organizon 'luftë' kundër Bashës edhe në Facebook! Komentuesit ‘shpërthejnë’ ndaj tij: Je llumi i politikës

21 Tetor 2021, 12:03| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 15:26

  • Share

Ndërsa përçarja dhe kriza brenda Partisë Demokratike vazhdon, Berisha ka organizuar një tjetër “luftë” kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha përmes Facebook.

Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalimit të djeshëm nga bashkëbisedimi me gazetarët, ku flet për Vettingun në politikë, por pas këtij postimi, mbështetësit e Berishës kanë “shpërthyer” në komente kundër Bashës, të cilin e kanë cilësuar si “llumin e politikës”.

”Do fundosni Sali Berishën? Se për këtë po e bën ë? Tradhtar i pabesë. Sali Berisha paska mbajtur gjarprin në gji”., shkruan një tjetër.

 “Ik o i pabesë. Duhet filluar nga ti duhet pastrimi i politikës! Ik ik”, shkruan një komentues.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?