Politikë

Berisha: Paga e mësuesve minimalisht 1500 euro, objektivi ynë kryesor, s’do ketë mesatare për të rinjtë në universitet

24 Prill, 21:21| Përditesimi: 24 Prill, 21:41

  • Share

 

Kreu i PD Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në qytetin e Gjirokastrës, u ndal edhe tek arsimi.

Ai tha se paga e mësuesve minimalisht 1500 euro do të jetë objektiv i PD.

‘Ne do rivendosim arsimin si kusht që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkolla të mira. Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm. U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin. U garantoj ju se brenda 4 viteve, nuk do ketë klasë në Shqipëri me më shumë se 25 nxënës. Nuk do ketë turne. Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne. Kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët u bënë objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vet, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë. Të rinjtë, nuk do ketë mesatare për në universitet', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha nga Gjirokastra: Tërmeti Peci ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij! Rama beson se me batuta do mbulojë vjedhjet! Popullsia është shpopulluar


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?