Kronikë

Berisha paralajmëroi rikthimin e të shkarkuarve të drejtësisë, Prençi: 70% i ka larguar vetë! Bala: E pamundur! Çaça: Kreu i PD ka një urrejtje ndaj sistemit të drejtësisë

9 Prill, 23:11| Përditesimi: 9 Prill, 23:23

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot vetingun dhe reformën në drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar nëse vjen në pushtet.

Lidhur me këto deklarata u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, ku kandidati i ‘Koalicionit Euroatlantik’ Shemsi Prençi, tha se Berisha ka shkarkuar 70 për qind të atyre që ndodheshin në sallë në takimin ku u bënë këto deklarata.

‘Takimi i Berishës ishte me drejtues të përjashtuar kur tha këto shprehje dhe për largimin e kreut të SHIK. Duhet të biem dakord që kemi një histori të trishtë me të ardhur nga Kosova kemi pasur një ministër arsimi më të dobët në histori, ne kemi pasur një ministër të jashtëm të huazuar që filloi që të recitojë por nuk dinte dhe ne kemi marr tani këtë të SHIK. Vetëm shërbim informativ nuk kemi ne këtu, ka qenë në nivele shumë të dobëta, sepse kemi pasur hakerime disa herë. Berisha ka harruar se 70 për qind e atyre që ishin në sallë ishin shkarkuar nga Berisha dhe ai thotë unë kam ndryshuar dhe kur të vijë do të bëjë namin. Ai e di që si ka këto mundësi po do të trimërohet’, tha ai.

Për avokatin Përparim Çaça avokat, tha vetingu ka mbaruar dhe Berisha nuk ka më çfarë të zhbëjë.

‘Një lloj qasje për ta shbërë vetingun se ka vetëm Berisha e ka edhe Rama. KPK ka mbaruar dhe është vetëm KPA që është duke shqyrtuar dhe është në fund, vetingu është drejt fundit. Është e pamundur që ti sjell në sistem ata që janë prokuror dhe gjyqtar të shkarkuar. Dhe këtë gjë nuk mundet dot që një forcë politike ta bëjë vetëm’, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Anri Bala tha se Berisha ka një urretje ndaj sistemit të drejtësisë.

‘Kjo është e pamundur sepse duhet 2 e 3 në Kuvend për të bërë ndryshimet kushtetues e në parlament. Tek Berisha sa i përket sistemit të drejtësisë kam parë një urrejtje dhe një sulm ndaj strukturës së posaçme. Ai është kundër drejtësisë thotë do ta shbëjmë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2025 02:37

    Do na ktheka te shkarkuarit e Vetingut! E kush e ben kete premtim-Berisha,i shkarkuari pergjithemone nga populli shqiptar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?