Politikë

Berisha: Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë

23 Prill, 20:56| Përditesimi: 23 Prill, 21:23

  • Share

 

Nga Fieri, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroj edhe investitorë strategjikë.

Ai u tha atyre të mos prekin asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë. 

Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion. Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama.  Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket. Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit. Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha mesazh demokratëve nga Fieri: Injoroni batutat bajate të Ramës, fokusi tek programi i PD! Balluku sillet si truproja e tij


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?