Pas Kuvendit Kombëtar të zhvilluar nga Sali Berisha, ish-Kryeministri ka dhënë një mesazh ku paralajmërohet një tjetër aksion. Përmes një postimi në Facebook, Berisha iu bën thirrje demokratëve që është koha për të vepruar duke shkruar se i pret në shtëpinë e kontributeve, duke nënkuptuar selinë e PD-së.
“Të dashur demokrate dhe demokratë! Kohët e fundit kanë qenë të mendueshme dhe të vështira për Partinë Demokratike. E di që shumë prej jush kanë dyshuar, ndoshta edhe janë trembur për shkak të fushatës së fuqishme linçuese që është mbajtur kundër personit tim dhe lëvizjes se Foltores. Megjithatë, ne të gjithe se bashku, Delegatë dhe militantë u dhamë përgjigjen më dinjitoze, më të bukur dhe më madhështore dje nëpërmjet mbledhjes historike të Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të Partisë Demokratike thirrur nga Delegatët.
Sot nuk është me koha e dyshimit, sot është koha e veprimit. Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tona të përbashkëta, Partinë Demokratike, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë tonë të dashur. Me nderim të veçantë për kontributin e secilit prej jush”, shkruan Berisha.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD. Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e qartë se "PD nuk do të mbahet peng nga askush dhe se Sali Berisha nuk mund t'i kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre". Sipas tij PD nuk do të tërhiqet zvarrë as nga ai po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal.
Teksa Berisha ka përfunduar Kuvendin e tij dhe ka krijuar struktura paralele në PD dhe PD-ja zyrtare nuk pranon asgjë, ajo që ishte e paqartë ishte se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të punimeve të këtij Kuvendi?
Që dje Sali Berisha, i pyetur nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta nëse do të shkonte në seli sot është përgjigjur se ajo është e Partisë Demokratike dhe jo e Bashës, duke mos e përjashtuar një marshim drejt Selisë. Po ashtu edhe Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë dhe se "është fundi" nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët. Të njëjtin qëndrim pati edhe Luçiano Boçi, i cili opsionin e marshimit drejt selisë së PD, e quajti 'skenar imagjinar'. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave, PD u blindua nga forca të shumta policie.
Por në Partinë Demokratike i druheshin trazirave që dje. Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë Selinë e PD. Shtatë furgona policie u vendosën në hapësirën e sallës së seancave plenare, që është ngjitur me godinën e PD.
"PD nuk do të mbahet peng nga askush". Mesazhi nga kreu i PD-së Lulzim Basha është i qartë për mbështetësit e Sali Berishës. Sipas tij PD nuk do të tërhiqet zvarrë as nga ai po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal
"Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, sot Këshilli Kombëtar mblidhet ne ora 15:00 për të marre vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarre nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin te kërcënoje demokratet ne shtëpinë e tyre. PD qe u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet ne bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe te vendosur betejën tone kundër regjimit te Edi Rames për ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe është shpresa e vetme e shqiptareve për te ardhmen dhe për ndryshim", thuhet në mesazhin e Bashës.
Mendoj qe kjo tentative per marrje zyrash ,celsash e vulash,thyerje dyersh e sirtaresh, nuk do ndodhe vetem ne seline qendrore.Te shohim cdo te ndodhe neper deget,jo vetem ne Tirane,por dhe ne qytete te tjera.
PërgjigjuMe sa mbajme mend ti ja dhurove lulit seline e pd-se ne 2013 zyrtarisht(se shpirterisht vetem ti e di) dhe nuk ta mori me dhune sali, tani qe eshte ai zot prit nja 22 vjet,mbase i mbushet mendja lulit apo tjeter lul qe mund te jete pas njezet vjetesh, qe ta marresh dhurate. E kuptoni se cfare llumi jeni ju, qe e bete llum gjithe shoqerine shqiptare. U zencin hakat e njerezve qe i keni zhdukur,vrare,futur neper burgjet ne Shqiperi e bote. E drejta e nje populli humbet per nje kohe,por do vi dita, qe dita e mire per shqiptaret, do jete dita me e zeze per ju politiqener hulugane,gangstere.
PërgjigjuUn menoj qe per Salen asht gjynaf,kur vodhi pasurit e shqipnise ai nuk na pyti ne me ropt e shpis i ndau dhe nuk I ndau me hasmin.Sala vrau tan kundershtaret e vet jo se i kishte inat,por dojshin me i marr partine,ose ishin deshmitare pa dashje ne takim MILLOSHEVICIN.Ata qe jetojne ne PD kan nejt urt per ata jan gjall.
PërgjigjuPD do shkrihete dhe do futet ne listen e zeze te prenimite.
PërgjigjuDoktori, per njemije vjet nuk do denohet nga drejtesia as per korrupsion, as per minim te demokracise e as per ndikim ne organet e drejtesis. Por nese perfshihet tani ne veprime te dhuneshme se bashku me mbeshtetesit e tij, do ishte fundi i tij real. Duket kete po presin ata qe ka perballe.
PërgjigjuOre shqiperin e shpeton nga keta politikan vetem BIS 41 po nuk e zbaton kush ligjin.
Pushka Top, or Shpell! Qare per Ramen e per popullin, se dhe ky qurrash Lul pjell e jote eshte, e njejta gjuhe e njejta muzike. Shperbehuni nje here e mire te marr fryme ky vend!
PërgjigjuSaliu nj i vetem amerika 300 miljon popull i mori perpara sali berisha
PërgjigjuE karri eeee ashtu eshte...????
Komunisti i 8 NËNTORIT i konvertuar ne antikomunist me urdher te PPSH se 8 NËNTORIT,eshte vene ne krye te Krimit dhe Korrupsionit shteteror 30 vjeçar dhe ne besnikeri te nendheshme me aleatet edhe ne pushtetin e sotshem po luan aktin e fundit per te ruajtur pasurine e grabitur Popullit@Atdheut dhe si nje antihuman eshte ngulur mbi hurin/ potken e ares se mbjelle per te trembur korbat qe i ndjejne eren e dekompozimit jo vetem politik. Me kembe te mbare o komunist/Antikomunist e ne koke te kolegeve te tu te pandare ne krim e korrupsion!
PërgjigjuArrestoheni Karaxhixhin sa nuk eshte vone.Talebanet duhen trajtuar si talebane se ndryshe keta duan te arrijne nje Afganistan tjeter. Uroj qe DASH e Thesari i Shtetit USA, te filloje nga sanksionet e verteta,ato qe prekin financat e ketyre qelbesirave e gjith ata qe fshihen pas tyre.
PërgjigjuGuxo te shkelesh ligjin dhe do shohesh si do veprojne organet ligjzbatuese .Pa vendim gjykate ,kuvendi yt antiamerikan eshte nul o Sali efendi .Amerikanet te kane fut ne rreth te kuq ty dhe ato qe mban rrotull .Ti nuk e njeh demkracine se ke shpirt bajraktari dhe jo demokrati
PërgjigjuKush organe o Sifi? SPAKU qe eshte si prokuroria e A. Llalles apo BKH qe nuk e dime se cfare po ben dhe ku eshte? Ti kujton se ne nje vend europian do e kisjib lene Saliun te bente thirrje per dhune dhe te linconte cdo kend me gojen e tij nevojtore? Ligje ka por nuk ka profesioioniste, nuk ka prokurore te ndrershem dhe patriote. Kemi vetem prokuroret e SPAK qe nuk ngopen me parate e taksave tona dhe kerkojne mandat te perjetshem duke vegjetuar. Nuk ka shprese per kete vend.
Enver Hoxha thoshte se imperializmi anerikan eshte i rrezikshem sikur edhe nje dhemb ti mbetet ne goje kjo thenie e tij eshte aktuale per ujkun plak Sali Berisha i cili edhe pse eshte i plagosur nga non grata qe ka marre nga z. Blinken ne emer te Departamentit Amerikan te Shtetit kerkon qe te realizoje qellimin e tij final per ta izoluar Shqiperine nga bota perendimore.
Përgjigju