Sali Berisha

Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës

13 Nëntor, 17:13| Përditesimi: 13 Nëntor, 18:47

  • Share

Partia Socialiste dhe Partia demokratike kanë shprehur vullnetin se janë gati që të ulen në tryezë për të diskutuar dhe ndryshuar sërish ligjin zgjedhor. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha një ditë më parë për Top Channel se janë gati për ndërhyrje në kod elektoral në mënyrë që vota e diasporës të mos bllokohet për shkak të afateve kohore të pamjaftueshme.

“Ky është një shqetësim që do të kërkonte ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mendoj se mund të bëhet ndonjë modifikim në kod vetëm për këtë gjë. Mendoj që edhe nga ana e opozitës duhet të ketë vullnet për ta bërë këtë. Nuk është dëshirë politike, por proces politik”, tha Gjiknuri një ditë më parë.

Por, edhe Partia Demokratike thotë se është gati për ndryshime mjfaton që vota e diapsorës të mos rrezikohet. Kryetari Sali Berisha tha në një mbledhje me drejtuesit e qarqeve se opozita është e gatshme të votojë çdo ndërhyrje të nevojshme në Kod në funksion të votës së diasporës.

“Grupi ynë i punës, Bylykbashi, Kaso dhe përfaqësuesit tanë në KQZ kanë bërë një pune intensive, serioze për udhëzimet në zbatim të ligjit që u miratua. Ne jemi të gatshëm të votojmë cdo ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit sa më pa pengesa, të mundshëm, transparent dhe të pamanipulueshëm. Nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që ne kurrë nuk e shmangim”, tha Berisha.

Sipas KQZ asnjë prej operatorëve ndërkombëtar të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë sjelljen e zarfeve me fletët e votimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?