Sali i Berisha ka sulmuar sërish sot anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmalin duke thënë duke thënë se ai është kriminel elektoral. Në një deklaratë për mediat ai tha se në lidhje me votat Rusmali ka bërë një shkelje flagrante të ligjit, pasi sipas tij ai ka inat që u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe ministër i drejtesisë për shkak të korrupsionit.
“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral. Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral.
Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar”- tha ai.
Berisha mashtron totalisht, pasi Ilir Rusmali ka dhënë dorëheqjen për ceshtje etike, pasi i vëllai i tij u akuzua nga një rival politik brenda PD-së. Por Rusmali urrehet nga Sali Berisha dhe familja e tij pasi nuk ka lejuar qe punishtja e Gërdecit të miratohet me vendim qeverie. Per këtë po, e shkarkoi Berisha nga posti i zv.kryeministrit/TemA
Nuk i firmosni Gerdecin thotë. Dhe nuk denoncoi aferën gjithashtu.
PërgjigjuMeru me komisioneret tuaj qe kane lejuar femijet 10 vjeçar o plak i rrjedhur.
PërgjigjuKu I pe 10 vjecaret o shpellar