Politikë

Afera Partizani/ Berisha në SPAK me një grusht militantësh: Seksion i kartelit Troplini! Irena falsifikoi një dokument, ia pranoi Vettingu i Ramës

2 Qershor, 07:05| Përditesimi: 2 Qershor, 11:29

  • Share

TIRANË- Në paraqitjen e tij të radhës para SPAK për aferën Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me sulmet për Altin Dumanin dhe gjyqtaren e hetimit paraprak Irena Gjoka. Me numrin gjithnjë e më të pakët të mbështetësve, Berisha mobilizoi militantët e tij para Prokurorisë së Posaçme. Krah tyre u shfaqën edhe besnikët e tij, Flamur Noka, Klevis Balliu, Luçiano Boçi apo edhe Tritan Shehu.

Duke e akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani si bashkëpunëtor të Troplinëve, Berisha lexoi edhe shënimin që la për SPAK, duke thënë se do shpallet seksion i klanit Troplini.

“Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge”, tha Berisha.

Ndërsa sot pritet të vendoset treshja gjykuese për gjyqin e aferës Partizani, Berisha sulmoi gjyqtaren e hetimit paraprak Irena Gjoka. Duke e quajtur Irena me 5 mbiemra, Berisha mbante në duar një dokument, për të cilin pretendonte se ishte një kontratë qiraje e Irena Gjokës e falsifikuar. Berisha tha se ky dokument është përdorur nga Gjoka për të justifikuar paratë e ardhura nga krimi dhe sipas tij i është pranuar edhe nga vettingu i Ramës.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, një çështje për të cilën SPAK thotë se ai ka përdorur postin e kryeministrit për të favorizuar pasurimin e familjes, përmes dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi, i ndodhur në arrest shtëpie, është dërguar në gjyq me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Përveç Berishës dhe Malltezit, në këtë çështje janë përfshirë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash; Xhimi Begeja, ortak i Malltezit dhe trashëgimtar i tokës ku ndodhej ish-kompleksi “Partizani”, i akuzuar për pastrim parash; si dhe Andia Pustina, financiere e kompanisë “Homeplan”, e dyshuar për kryerjen e operacioneve financiare dhe ligjore që lidhen me pastrimin e parave. Në gjyq janë çuar gjithashtu edhe tre kompani: “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, gjithashtu për pastrim parash.

Lajm në përditësim....

Ora 10:37
A do ta pranojë trupën gjykuese të dosjes Partizani? Ja si përgjigjet Berisha

 

Sali Berisha, në deklaratën për mediat pasi doli nga SPAK, u pyet edhe nëse do ta pranojë trupën gjykuese që pritet të zgjidhet sot, dhe që do të shqyrtojë dosjen Partizani pasi kaloi për gjykim.

“Është çështje e avokatëve, jo e imja. Unë siç e keni vënë re unë dëgjoj avokatët. “, u shpreh ai.

Ora 10:26
Berisha sulmon Irena Gjokën: Gjyqtarja me 5 mbiemra kontratë qiraje të falsifikuar, po mbrohet prej 15 muajsh nga Altin Troplini! Ulsiu mori 500 mijë euro ryshfet

 

Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha vijoi me sulmet jo vetëm në drejtim të Altin Dumanit, por edhe gjyqtares së hetimit paraprak të aferës Partizani, Irena Gjoka. Berisha me një dokument në dorë, pretendoi se ka siguruar një kontratë qiraje që Irena Gjoka ka nënshkruar më datë 13 shkurt 1996. Berisha pretendon se kontrata është e falsifikuar me qëllim që Irena Gjoka të justifikonte paratë e krimit dhe sipas tij është pranuar si dokument zyrtar. Berisha tha se prej 15 muajsh, Gjoka po mbrohet nga Altin Dumani, nga Olsi Çela, dhe UIsi Manja. Këtë të fundit e akuzon se ka marrë edhe 500 mijë eurot si ryshfet.

Sali Berisha: Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e GJKKO. Tani është kryetare nderi e Gjykatës Speciale. Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar, megjithëse nuk ka asnjë noterizim. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier më datë 13 shkurt 1996 me palët kontraktuese shkruajnë në kontratë:

Kjo kontratë e 13 shkurt 1996, hartohet në pajtim me nenet 801, 825 të Kodit Civil. Kodi Civil i miratuar në 1994 ka patur gjithsej 280 e ca nene. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me rreth 1 mijë nenë. Irena me 5 mbiemra, monstra njerëzore, firmos një kontratë, paraqet një kontratë të firmosur në 1996, të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në 2015.

Kjo kontratë turpëron edhe shtetin e gomarit, Por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon.

Gazetarja: Po aludoni që është koment i falsifikuar?

Berisha: Po ca mund të jetë kjo. Kjo kontratë falso, turpi, është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Ka akoma më shumë, megjithëse ata u janë drejtuar Tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 mln lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, që mashtron. Tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, nam as nishan të këtyre parave. Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra, e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra shko dhe paguaj tatimet që nuk ke paguar në 1996 për 60 mln lekë. Ka shtet më të pafytyrë. Pra, vetorët pranojnë një dokument falso, për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin. Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën, bëhen bashkautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra. Prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Dumani, Altin Troplini, nga Olsi Çela, dhe UIsi i cili fut dokumente në çantën Louis Vuitton aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena Tallet me ta, i poshtëron, tregon që këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë që për shkak të shërbimeve që u ka kryer, ti tregojnë vendin. KLGJ që duhej brenda 15 ditëve të vepronte mbi bazën e vulës që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa ky i fundi tek Ulsiu, që bën kërkesa dhe i drejton në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra.

Ora 10:16
Berisha sulmon SPAK: Seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë! Altin Troplini mbajti për 22 ditë fletë arrestet, bashkëpunëtor i tyre

 

Pasi u paraqit për masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha sulmoi SPAK, duke e cilësuar si “seksion të kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë. Kreu i PD tha se i ka lënë një shënim edhe kreut të Prokurorisë, teksa tha se tani nga Altin Dumani do ta quajë Altin Troplini pasi është bashkëpunëtor.

“Kjo zyrë shteti që paguhet, rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e vecantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelë, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj edhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore se ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Evropës mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Troplinit, e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave sepse në fakt quhet ky kartel droge. Jo vetëm e mbajti 22 ditë por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre çdo metër katror të protit të Durrësit dhe trafikut të kokainës. Ndaj edhe i lashë këtë shënim me mbajtjen për 22 ditë të fletë arrrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh të drogës, të Troplinit. Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemin e tij nga Dumani në Troplini.”, tha Berisha.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/06/2025 02:29

    Per cfare kontrate per vitin 96' flet o Berishe?! Ne ato vite amullie me karrociere e veterinere qe u bene juriste me 6 muaj /kurs tornitori/ Plepash e me nga nje vit kurs juridik si Gjin Gjoni eshte me fat te gjesh nje kontrate te vlefshme juridikisht ne Tirane e jo me ne Fier! Ka qene shteti juridik qe ngrite ti o Sali,fajtor per keto probleme qe dalin sot.

    Përgjigju
  • Neka: 02/06/2025 15:26

    sa bukur e qajn gratë mullahun: o sali o hero gjith shqypnia ty te do!

    Përgjigju
  • dori: 02/06/2025 11:15

    Një hajdut dhe vrasës si Sali non grata është turp ta lësh pa e futur në burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?