Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot në një konferncë për shtyp se SPAK-u duhet të vepronte ndaj denoncimeve të bëra për incnenratorët, duke mos u përqendruar vetëm tek arrestimi i punonjësve.
Ai tha se Rama së bashku me ish ministrin e Financave, Arben Ahmetajn, kishin ndërhyrë në fonin e rezervave për të dhënë fonde për inceneratorët.
“Çdo hap që bëhet, është me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer. Edi Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit Kombëtar të Përpunimeve publik që i thotë se procedura negociatë e mbyllur nuk ekziston në ligjin shqiptar por vetëm në botën e mafies. Pavarësisht nga kjo shkresë lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhje, për para, e shtyn kryeministrin e vendit të firmosë “pam pam pam” dhe “fap fap fap”. SKAP-i partisë përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Edi Ramës por nuk e mbulon dot se përveç firmës anti-ligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarjen e tij, ai vendosi së bashku me Ahmetajn të fusë duart e zeza në fondin e rezervave”-tha kreu i ‘Rithemelimit’.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama kishte firmosur në kontratën e inceneratorëve një rregull që nuk ekzistonte në asnjë kontratë tjetër, ku çdo qeveri shqiptare që do të vinte në pushtet, të detyrohej për të paguar fonde ndaj inceneratorëve.
“Edi Rama është përgjegjës më kryesor sepse ka pranuar të firmosë në kontratë rregull që nuk ekziston. Nuk ekziston në asnjë kontratë tjetër mbi tokë përveçse në kontratën që ka firmosur Edi Rama. Në kontatë thuhet se cilado qeveri të jetë, duhet të derdhë fondet për inceneratorët. Vetëm një hajdur firmos një kontratë të tillë. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron dhe SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Më mirë të veprojë SKAP-i sesa populli me gjyq publik ndaj Ramës sepse ai gjyq do të jetë i pashmangshëm. Ai po vazhdon me aferat akoma më të mëdha, duke i kryer njëra pas tjetrës me shpresën se do të lihen në harresë”- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Protestë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën! Të paraqesim para Europës problemet e shqiptarëve në mënyrë paqësore
B.V//ReportTv.al