Sali Berisha

Politikë

Berisha për Thethin: Hakmarrje primitive e Ramës se votuan PD-në! Me Paketën e Maleve, autorizon veten si pronar të këtyre zonave

17 Korrik, 12:47| Përditesimi: 17 Korrik, 13:07

  • Share

Sali Berisha ka “harruar” farsën elektorale dhe tashmë është fokusuar te shembja e objekteve pa leje në Theth. Në daljen e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar aksionin në veri si një dëshmi e urrejtjes së kryeministrit ndaj kësaj zone.

“Sot që flasim, në Theth janë hordhitë e ushtrisë, të cilat në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, janë shpalosur me urdhër të armikut të egër të Thethit dhe kryejnë detyrat që i ka ngarkuar Rama. Pra, është i pabesë, i pamoral, i pafjalë. Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. Po, Thethi është park kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet.”, tha Berisha.

Sipas Berishës, asnjë nga ndërtesat e prishura nuk ndodheshin në zonën e mbrojtur por në zonë urbane, dhe se ishin ndërtuar mbi tokë private. Teksa publikoi disa video, Berisha tha se përpara zgjedhjeve, qeveria krenohej me zhvillimin turistik të Thethit, ndërsa tani e ka shkatërruar si një ndëshkim për rezultatin elektoral. Kjo është një ‘harmarrje primitive’ e Ramës, thotë Berisha, se banorët nuk votuan PS. 

“PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. “, tha Berisha.

Duke pretenduar se veriu po diskriminohet, Berisha kërkoi që të ngrihen të gjithë kundër Ramës për të shpëtuar, sipas tij, “nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi”. 

“Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.”

Përdori edhe Paketën e Maleve për të shënjestruar kryeministrin teksa tha se po i jep autorizim vetes për të marrë tokat e të tjerëve. 

“Pas Paketës së Maleve qëndron një paligjshmëri absolute sepse Edi Rama autorizon veten të marrë tokat dhe të bëjë dhuratë tokat atyre që nuk mund t’i disponojnë kurrë tokat e tyre. Veriu ka ndarë tokën sipas trashëgimisë dhe nuk kanë marrë asnjë pëllëmbë tokë nga tjetri. Çdo përpjekje për të rrëmbyer pronë private në veri është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje, për të nxitur armiqësi, urrejtje dhe përçarje. Në Paketën e Maleve, Edi Rama autorizon veten sikur të ishte pronar i maleve dhe alpeve dhe zonave të tjera. Ndaj dhe unë ftoj çdo qytetar t’i përmbahet me rigorozitet të madh respektimit të të drejtës së pronësisë në çdo zonë dhe kudo. Nga ana tjetër jam i sigurt se Edi Rama do ndërsejë skuadrat e tij të trafikantëve drejt zonave malore.”, tha Berisha.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 18/07/2025 12:20

    Shpellar ngeli, akoma e trajton turmen e tij si prehistorike dhe e ushqen me fekale.

    Përgjigju
  • George: 17/07/2025 18:14

    Terrorositi kriminel penecilina akoma eshte gjalle ! Kerma-kriminel Salih, bir dhe dhendrrr i Serbise, nje dite do te ngordhi si mijte e haleve...! Per gjëmat, krimet dhe mekatet në keto 35 vjet, Berisha do duhejte ishte denuar me burgim te perjetshem. Një nga krimet qe i ka bere shtetit dhe demokracise ka qenë edhe ndertimi i nje drejtesie kryesisht ne dispozicion dhe per nevojat te tij, qe mesa duket në segmente te caktuara e ka edhe sot. SHBA dhe Briutania e Madhe i dine te gjitha keto, ndaj per t'i ardhur ne ndihme popullit shqiptar, por sidomos demokrateve, e shpalli ate "Persoa Nongrata" me percaktim mjaft sinjifikativ si: "Minues i demokracise", "Korrupsion madhor" dhe "Shantazhues (intimidim) i drejtesise". Dhe Drejtesia rri ne gjunje perpara ketij Perbindeshi Politik!?

    Përgjigju
  • Luka: 17/07/2025 16:56

    Sikur jane njeçik si me ndryshe shifrat o z. Mashtrues serial. Kur do zesh mend o urryes i shqiptareve? Ja ta themi ne, "kurre", se keshtu je mbrujtur qe ne barkun e sat'eme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?