Doris Pack

Berisha përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm Doris Pack kundër Yuri Kim: Më vjen turp nga ju

22 Shkurt 2022, 10:58| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 11:00

  • Share

Pyetja që ambasadorja Yuri Kim i drejtoi kandidatëve për garën e 6 marsit se çfarë do i sjellin votuesve kur përfaqësohen nga një "non grata" tërboi Berishën dhe njerëzit e tij, të cilët u hodhën menjëherë në sulm. Edhe pse grupi Berishës pati edhe një reagim zyrtar duke i kërkuar ambasadores të tërheq deklaratën, vetë Berisha duket se po përdor çdo gurë, sado i humbur, për të sulmuar ambasadoren e SHBA-së.

Këtë herë ai ka nxjerr në sulm Doris Pack, një ish eurodeputete e cila aktualisht nuk ka më asnjë lloj posti, por njihet si mbështetësja e hershme e Berishës duke u përdorur nga ai në sulmet që i kanë interesuar kundër ndërkombëtarëve.

Ish-eurodeputetja Doris Pack shkruan se asnjë ambasador nuk sillet si Yuri Kim dhe se i vjen turp nga sjellja e saj

“Zonja ambasadore Kim: nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet si ju. Ju po ndërhyni në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ju nuk i bëni asnjë nder vendit tuaj, SHBA-së. Më vjen turp nga ju,” shkruan Pack

Një ditë më parë Yuri Kim i dërgoi një mesazh të qartë kandidatëve të Berishës se çfarë presin t'u ofrojnë votuesve dhe vetë SHBA-së nëse ata sponsorizohen nga një person "non grata" për korrupsion si Sali Berisha. Megjithatë Kim rikujtoi edhe një herë 4 personat e shpallur "non grata" nga SHBA se kandidatët nuk duhet të pranojnë ndikimin e tyre në zgjedhje.

Komento

Komente

  • Mario.: 22/02/2022 21:52

    Po kjo bunder qe perveç emrit qe vuri si eurodeputete nuk pati asnje sukses ne punen e saj dhe asnje ndikim kur PD kishte pushtetin e na del tani nga hiçi e na ben opozitaren ndaj SHBA-së. Je per te ardhur keq që e perzjen veten ne batakun e sali rrëmpalles që perveç të këqijave asgjë të mirë nuk i ka sjell këtij vëndi. VËNIA PËRPARA DREJTËSISË E SALI RRËMPALLES DHE BURGOSJA E TIJ DO BËJNË TË MUNDUR PREHJEN E QETE TË SHUM NJERËZVE QË NUK U JAN TRETUR AS KOCKAT NGA PABESIA E TIJ. DO QETËSOHEN SHPIRTRAT E QINDRA E MIJRA KOSOVARËVE TË CILET U VRAN NGA PABESIA E SALI KILLERIT, 21 JANARI, GERDECI, AZEMI, PASHKUA, SANTOS, OLLDASHI, DELIJORGJI, REMZI HOXHA, FISI HAKLAJ, TËR TROPOJA ETJ ETJ. SALI RREMPALLA HIQI DUART NGA SHQIPERIA SE BOLL E KE PERDHOSUR KTE KOMB. VARRIT TEND KA PER TI NDODHUR MË KEQ SE AJO QË I BËNË VARRIT TL DIKTATORIT.

    Përgjigju
  • LORA: 22/02/2022 12:31

    Ende vjel parate e shqiptarve kjo bundrra ish-eurodeputete?!

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/02/2022 11:24

    Beji gjygjin ne france atje ku ke bo lobingjet me shkaterru ket vend o klysh serbi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?