Sali Berisha dhe Taulant Balla

Berisha përplaset me Ballën në Kuvend: 12 nëntori është dita e gjyqit popullor! Deputetit i PS: 'Përdhunon' Kuvendin, të merren masa

31 Tetor 2022, 21:03| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 22:15

  • Share

TIRANË- Sali Berisha dhe Taulant Balla janë përplasur gjate seancës plenare duke hedhur akuza kundrejt njëri-tjetrit. Në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha hodhi një sërë akuzash kundrejt qeverisë, kryeministrit Edi Rama si dhe deputetëve socialist.

Teksa paralajmëroi 12 nëntorin si një ditë e gjyqit popullorë për socialistët, Berisha shkoi me tej duke paralajmëruar përplasje të dhunshme, ku tha se ato nuk do të gjejnë dot asnjë vrimë miu për t’u fshehur.

Përgjigjen e mori nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili propozoi që Berisha të mos flasë më në foltoren e Kuvendit, pasi po e përdhunon atë.

Ndërsa ministrja për Shtetin Elisa Spiropali, ironizoi protestën e dyshes Meta-Berisha dhe tha se duan të bëjnë revolucion Haxhiu me Qamilin, dhe të kthejnë kohën që ka vdekur.

Ora 21:30
Berisha kërcënon socialistët: Më 12 nëntor është gjyqi popullor ndaj jush, do i’u gjejmë edhe në vrimën e miut po të hyni

1667245360_WATERMARKREPORTtv.00445619.Still010.jpg

Sali Berisha ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë të dhunshme më 12 nëntor, ku do të bëhet gjyqi popullor ndaj qeverisë Rama. Komentet Berisha i ka bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku akuzoi deputetët socialistë si servilë dhe njerëz që i lëpihen Ramës.

‘12-a po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t'u bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu  po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë. Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju.’- tha Berisha.

Ora 20:25
Balla: Është e rëndë për Shqipërinë që një 'non grata' vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit

1667237277_UntitledClip01.00265225.Still014.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka propozuar që Sali Berisha mos flasë më në Foltoren e Kuvendit. Duke iu referuar bashkëpunimit PD-PL, Balla tha se dyshja Meta-Berisha nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë.

"Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve.

Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësi.

Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit", deklaroi Balla.

Ora 20:02
Spiropali i përgjigjet Berishës: Do të bëjë revolucion Haxhiu me Qamilin! Të kthejnë kohën që ka vdekur

Elisa Spiropali i është përgjigjur Sali Berishës, në lidhje me akuzat e tij nga qeverisë. Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali, duke ju referuar protestës së paralajmëruar nga opozita më 12 nëntor, u shpreh se ai bashkë me Metën do të kthejë orën pas.

'Sapo dëgjuat prologun e revolucionit të Haxhiut dhe Qamilit, ose aleancën anti-perëndimore të Qamilit dhe Haxhiut. Mos kini asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb, dhe s’ka rëndësi nëse ata vishnin poture dhe vinin thes apo kapele të tjera dhe këta vijnë me kollare dhe me kostum. Në thelb bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë orën pas, duan të kthejnë kohën e tyre, kohën që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masat. E thotë ai që mori peng revolucionin e vërtetë demokratik të studentëve, të punëtorëve, të njerëzve të vuajtur, të përndjekurve, të të persekutuarve, të burgosurve! Ai që doli nga xhepi i pardesysë së atij që ishte President, drejt e në tribunën ku përvetësoi revolucionin e një populli të tërë. Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin, që kur ishte President nuk e priste asnjë kre shteti, sepse s’mund ta priste. Një njeri që fliste për bombardime nga SHBA, i cili fliste për bunkerë, për ambasadorë të blerë dhe të shitur sepse nuk mbështesnin këtë.

Të tillë e kanë politikën këta, me të blerë me të shitur, me hajna, me të korruptuar. Kur janë këtu në këtë fopltore, siç bënë atëherë në 2005-ën. Hajnat, terroristët, bandat, këta-ata dhe më pas në qeveri të jap dorën, se s’ke qenë i tillë se ashtu më duhej mua për politikë. Ja kjo është politika e tyre. nuk ka asnjë lidhje, as për dëshirën për progres, as për punën, as me këto raportet të zonjave Çupi dhe Denaj, as komisionet që ne ngremë këtu, nuk duan t’ia dinë fare ata se nuk ëështë punë e tyre të lexojnë këto e të flasin për këto, e të flasin për qytetarët, bashkitë dhe njësitë vendore.
Ata kanë vetëm një njësi në mendje, veten. Dy metra katrorë nën këmbët e tyre. Kjo është njësia e vetqeverisjes vendore, kjo është bashkia e tyre, kjo është qeveria e tyre, ai është pushteti i tyre. Metrat katrorë nën këmbë, se ku do i çojnë, do i marrin me vete apo jo, këtë nuk e dimë. Por dimë që askush askush nuk ka marrë me vete gjë përveç nderit apo turpit. E turpi është i tyre. Del këtu dhe flet për hajna, kujt i thotë hajnë ai, që është shpallur hajnë ndërkombëtar, dhe jo më pas se sa aleati ynë strategjik. Kujt i thotë bandë ai që edhe për pak tani po del parti e padëshiruar në SHBA, BE dhe kudo tjetër ku ka njerëz dhe deputetë, funksionarë e mbështetës që e duan Shqipërinë. Ndoshta edhe më shumë se këta që dalin dhe bërtasin këtu.

Çfarë revolucioni do bëjë në 12 nëntor ky? Në emër të kujt do e bëjë revolucionin dhe në emër të kujt do e përmbysi qeverinë e zgjedhur me votë. Po këta nuk dinë gjë tjetër, ose të përmbysin me dhunë, ose duan të marrin pushtet në tavolinë. Si do e marrin pushtetin këto në tavolinë në bashki? Me këto 33 bashkitë e reja që kanë propozuar? Me këto do e marrin pushtetin, që janë ulur përpara hartës dhe kanë thënë “po cilat nga këto zona elektorale na japin pak më shumë vota ne”? I kanë ndarë ato 33 bashki dhe s’ka rëndësi a janë bashki urbane, a janë bashki rurale, a kanë qenë ndonjëherë qendra administrative, a kanë menaxhuar ndonjëherë. Grumbuj fshatrash që mund të na votojnë ne dhe oburra t’i propozojmë për bashki. Duke mos respektuar as këto grumbujt e fshatrave sepse duan t’i përdorin dhe ato si mish për top. Dushku, Shupenca, Bicaj etj. Zona që këta i konsiderojnë bastione elektorale. Janë disa zona që këta i konsiderojnë si bastione elektorale. Mendojnë se bastionet do funksionojnë edhe në vitin 2023-shin, ta harrojnë. Jo me këtë reformë, por shpikni çdo lloj hileje tjetër elektorale dhe votën që nuk ua japin ata me zemër nuk e merrni dot me këto. Nuk e merrni dot në tavolinë.'- tha Spiropali.

Ora 19:50
Berisha në Kuvend: Rama paguan kujdestarin e breshkave me një çmim 3 herë më të lartë se rroga mesatare! Ka shpenzuar 22 mln euro për udhëtim

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha hodhi akuza kundër qeverisë duke e akuzuar për diktaturë. Berisha po ashtu vijoi akuzat se kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar 137 herë me charter, duke shpenzuar 22 mln euro për shpenzime.

‘Republika e Shqipërisë është një diktaturë, që nuk mund të them se bazohet në ideologjinë markisiste-leniniste, por bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Si ka mundësi që një vend komunist me kushtetutë moniste të jetë më mirë në zbatimin e ligjit se sa një vend anëtar i NATO-s. të gjitha këto janë sepse në këtë vend vota është fiktive njëlloj si Vientanim komunist. Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë, nuk ka standard moral. Ai njeri ka udhëtuar 137 herë me charter. Një çmenduri të tillë nuk ja ka lejuar vetes asnjë diktator. Këta kanë urrejtje për ju o qytetar. Kujdestarin e breshkave e paguan me një çmim tre herë më të madh se një rrogë mesatare. Kurrë nuk ka pasur Shqipëria politikanë më të korruptuar se këta. Ka shpenzuar 22 mln euro për udhëtime.’- tha Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 01/11/2022 10:27

    Spaku torollaku qe fle gjume dhe merren me peshq te vegjel duke mos justifikuar rrogen

    Përgjigju
  • labi: 01/11/2022 08:47

    SALI bilbilos per sa kohe qe ke dhe spakun ,qe ke drejtesine e plepave Ne nje vend demokratik me drejtesi te rregullt vetem per nxitje te revolucionit fute ne burg bilbilos o kerme serbe qe do te heqim zvarre sic hoqem bustin e atij qe i sherbeve per 20 vjet,qe me shurren e ti bridhje Evropes dhe me djemte e tij pogradecit BILBILOS o vrases i 3000 veteve ne 1997 dhe qe doje te bombardoje vloren,pse e harrojne vlonjatet NE 1920 ZMRAPSEN Italianet ne 1944 italianet dhe nazistet TANI NE 2022 E KANE RRADHEN SERBET ME 5 SPIUNET E PD

    Përgjigju
  • LLOSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/11/2022 07:41

    Si ka mundësi një kriminel hajdut si qeni Sali Bajga të lejohet të flasi me këtë lloi gjuhe. Ky njeri pis duhet të përjashtohet nga parlamenti se ky njeri është një analfabet i shkolluar në kohën e xhelatit Enver. Ka ardh dita të largohen kto plera me emrin : Salhe Bajga, Ilir spiun Metaj, Flamuri pa bisht e shum lloi plerash të tjer në partin wc.

    Përgjigju
  • Shtresa gri: 01/11/2022 03:32

    Po pse jo 11 nentori? Apo ne 12 popull yt do yshtet? Eh o popull sa gjera thuhen e behen ne emrin tend

    Përgjigju
  • polic i shqiponjes: 01/11/2022 01:02

    QERROHU MOR MORRACAK,,,,SE DO TI SHKULIM EDHE ATO PAK DHEMBE QE TE KANE NGELUR,,,,80 VJEC EDHE KERCENON,,,KUJTON SE PO FLET SALIU ME DJALIN DHE VAJZEN E TIJ,,,TRIBAL,,,,TRUSHKULUR,,,HOLZKOPF....

    Përgjigju
  • Riciklim: 01/11/2022 00:50

    Shqipëria ka nevoje për riciklim duhet një grua kryeministre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?