Elisa Spiropali dhe Sali Berisha

Berisha përplaset me mazhorancën në Kuvend: Drejtësia i shërben qeverisë së korruptuar! Spiropali: Sali ke frikë, të rëndojnë vrasje e grabitje

3 Korrik 2023, 18:40| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 18:46

  • Share

Raportimit në Kuvend të krerëve të institucioneve të pavarura të drejtësisë, ia la vendin një debat mes palëve politike se kush e ka kapur apo e ka më shumë frikë drejtësinë.

“I mbushet me miqtë dhe shokët tuaj, dhe ata vijojnë të sillen të tillë, ajo është drejtësia e kryeministrit por jo e qytetarëve të zakonshëm”- tha Bardhi.

“Kjo reformë ka sjellë dhe mban në pushtet grupin politik më të korruptuar që nga koha e Byrosë politike....Sot de fakto drejtësia në Shqipëri është një nga degët më të deformuara të ekzekutivit shqiptar”- u shpreh Berisha.

Berisha, pa prishur traditën, akuzat i kishte edhe nominale edhe për shumë eksponentë të qeverisë. 

“Absolutisht 10 herë më shumë e meritojnë ata që janë te 313 të ishin këtu sot, se sa ju”,- tha Berisha.

Duke respektuar gjithashtu traditën përgjigjen ia ktheu ministrja e Shteti Spiropali.

“Për herë të parë jam dakord me ty Sali, për herë të parë në këtë sallë ka njerëz më të rrezikshëm se sa te 313, njëri prej tyre sapo foli. Shumë kanë qenë pre e shantazheve të tua, tani je shndërruar në preh. Nuk të zë gjumi se ti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ke bërë”- u shoreh Spiropali.

Ministrja ia kujtoi të gjithë dosjet që sipas saj e bëjnë të ketë frikë, për veten dhe familjen.

“Nuk ke lënë gjë pa thënë për Prokurorinë e Posaçme. Gërdeci, është i vërtetuar lobimi i djalit tënd. Shpërthimi prodhoi viktima dhe të plagosur. Tjetërsimi i ish klubit partizani është një tjetër nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të familjes B. Përfituesi ishte dhëndri Jamarbër Malltezi. Ku është kjo dosje? Le at gjejnë dhe ta zbardhin ata që kanë përgjegjësinë. Dosja CEZ-DIA, 400 milionë euro dëm u provuan dhe sekserët shkuan andej nga nuk dihet”- tha Spiropali.

Akuzat e opozitës për vonesa në dhënien e drejtësisë, në mozbardhjen e dosjeve të rëndësishme dhe për korrupsion, mazhoranca i konsideroi sulme ndaj sistemit ndërsa nënvizoi se drejtësia po ecën, ne hapa të vegjël dhe të sigurt.

Ndërsa mes debatit një ftesë për të gjithë, për të pritur një prej miqve më të rëndësishëm që vjen nga vendi që na dha drejtësinë e re.

“Të gjithë janë të ftuar në vizitën e Presidenti Clinton. Kjo vizitë është nder për kombin shqiptar”- tha Spiropali.

Ora 15:31
Spiropali i kthehet Berishës: Do ta dëgjosh fjalimin e presidentit Clinton nga ekrani! Taktika jote, sulmo që të mbrohesh

 

Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës në lidhje me fjalën e tij për drejtësinë në Kuvend. Spiropali tha se sot ai do të dëgjojë nga shtëpia fjalimin e presidentit Clinton për shkak se është shpallur non grata për korrupsion madhor nga SHBA. Po ashtu ministrja shtoi se Sali Berisha e di shumë mirë për të zezat që ka bërë në këtë vend e që ka punuar për të pasuruar familjen e tij.

‘Për herë të parë jam dakord me ty Sali, për herë të parë në këtë sallë ka njerëz më të rrezikshëm se sa te 313, njëri prej tyre sapo foli. Shumë kanë qenë pre e shantazheve të tua, tani je shndërruar në preh,. Nuk të zë gjumi se ti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ke bërë. S’ke faj që nxin sot. Do të dëgjosh nga ekrani fjalimin e Presidenti Klinton. Nuk ka nevojë të të them unë marrëdhënien që ti ke me shtetin e atij që flet sot. Këto nuk janë as delirime dhe as fantazi në Kuvend, por prova më e madhe e asaj që ti. Taktika jote është e qartë, sulmo që të mbrohesh. Nuk ke lënë gjë pa thënë për Prokurorinë e Posaçme. Siç thuhet në fermanin e SHBA për ty krimet e tua mbeten të pazbardhura. Gërdeci, është i vërtetuar lobimi i djalit tënd. Shpërthimi prodhoi viktima dhe të plagosur. Tjetërsimi i ish klubit partizani është një tjetër nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të familjes B. Përfituesi ishte dhëndri Jamarbër Malltezi. Ku është kjo dosje? Le at gjejnë dhe ta zbardhin ata që kanë përgjegjësinë. Dosja CEZ-DIA, 400 milionë euro dëm u provuan dhe sekserët shkuan andej nga nuk dihet. Se kush janë ata dhe nga shkuan le ta gjejnë ata që e kanë për detyrë. Vrasje dhe grabitje. Edhe grabitje edhe vrasje. Siç thuhet në atë raportin amerikan ke mbrojtur aleatët përveç familjes. Disa prej tyre nuk po hetohen as në paratë ofshore. Ata aleatët e tu nuk dihen se ku i kanë paratë dhe nuk hetohen. Ata që sot janë fronti anti Amerikë, ata që do ta shohin nga ekranin vizitën e Presidentit Klinton.  Të gjithë janë të ftuar në vizitën e Presidenti Klinton. Kjo vizitë është nder për kombin shqiptar.’- u shpreh Spiropali.

Ora 15:27
Berisha sulmon mazhorancën: Thoni rroftë drejtësia se po ju mbyll dosjet, sot është dita e turpit

 

Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha  ka hedhur akuza në drejtim të drejtësisë si dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja. Sipas Berishës drejtësia për të cilën mazhoranca është krenare është sepse ajo drejtësi po u mbyll dosjet.

'Ulsi, krimi yt do të ndëshkohet e do të të ndjekë gjithë jetën. Kjo është dita e turpit jo e drejtësisë! Ulusi, krimi elektoral i yti do ndëshkohet, do të të ndjekë gjithë jetën. Ja po ta them këtu. Ty, se 10 herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend, se sa ti, të jesh i qartë. Është më i sinqertë ai, se ti je dhe hipokrit.

Ndaj edhe, kjo nuk është dita e drejtësisë, çfarë të themi, si mund të jetë dita e drejtësisë. Kjo është dita e turpit! Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj më thoni pak, a nuk është Erion Veliaj shumëfishi i Gjushit? A nuk është Erion Veliaj njeriu që po tradhton qytetarët e Tiranës. 18 euro më shumë për djegësin e tij që nuk ekziston mbi tokë. A nuk është Erion Veliaj që thoshte SKAP-in e kam në dorë, dhe do t’ia vërsul Dukës së futbollit?

A nuk është Erion Veliaj që i dalin pallatet brenda natës. Është, apo jo? I Abren Malokut, e tjetrit, tjetrit me radhë. Në cilën drejtësi  vini këtu në parlament, më thoni ju mua? Ç’lidhje keni ju me drejtësinë? Absolutisht që të gjithë jeni kontigjent me 313 me veprat tuaja që keni kryer. Prandaj edhe bërtisni: rroftë drejtësia! Se për ju dosjet mbyllen, se për ju nuk ka dosje, se për ju nuk guxojnë.'- tha Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?