Qëndrimin e tij nga Athina ku, në krah të Fredi Belerit mbrojti sërish marrëveshjen që vetë firmosi në vitin 2009 për ndarjen e detit me Greqinë që Kushtetuesja ia rrëzoi se cenonte territorin e vendit, Sali Berisha e përforcoi edhe me kthimin në Shqipëri.
Duke vijuar diskursin politik si përulës ndaj Athinës zyrtare, nga selia e PD ai tha se marrëveshja e tij e detit me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me ndërhyrje të Ramës, ndërsa shtoi se nëse do të vijë në pushtet, do bëjë sërish një marrëveshje të tillë.
“Dhe kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrja antishqiptare e Edi Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke që ta çojmë në Gjykatën e Hagës meqenëse vendimet e gjykatave ndërkombëtare mbizotërojnë mbi vendimet e gjykatave shqiptare. unë kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të dy vendet. Sepse pala greke e ka shumë të qartë se unë isha për zgjidhjen dhe moszgjidhjen", tha Berisha.
Sali Berisha u shfaq një ditë më parë në takimin e Athinës në krah të Fredi Belerit, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë ku nacionalistët grekë vranë ushtarët shqiptarë. Në retorikën e tij, kreu i opozitës shqiptare u shfaq me premtimet për biznese, vijë detare, që më shumë sesa për emigrantët, ishin mesazhe për lëmoshë e mbështetje ndaj Athinës zyrtare, duke takimin me himnin grek, përshëndetjen në greqisht para shqiptarëve, tek përulja përpara popullit grek, të premtimi i rivendosjes së marrëveshjes me Detin, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Në takimin me emigrantët e Athinës Berisha nuk tha asnjë fjalë për Ligjin e luftës apo çështjen çame.
Komente

ate e ka hedhur poshte gjykata o shtrigan i borbardhes ti svjen kurre me ne pushtet ti dhe gjith sahanlepiresit tu
PërgjigjuJO po votoheni kete tradhetarin kete pleren e kombit qe ulet ne karrige me vrasesit e Peshkepis poshte tradhetaret
PërgjigjuTradhetar ngele gjithe jeten vetem per te shpetuar femijet dhe pasurin
Përgjigju