Politikë

Berisha po nxjerr deputet në Durrës, ish-prokurorin e lidhur me krimin (dhe pastaj ankohen se PS mbledh vota me kriminelë)

14 Maj, 12:28| Përditesimi: 14 Maj, 12:41

  • Share

Sali Berisha një ditë më parë doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se nuk njeh zgjedhjet, pasi sipas tij PS përdori bandat për të blerë vota. Por po të shohësh listën e kandidatëve të Sali Berishës, në qarkun e Durrësit kandidati më i votuar i listës së hapur është ish-prokurori Arjan Nodoj, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. 

Në Qarkun Durrës, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate, ndërsa PD-ASHM ka siguruar 6 mandate.  Në këtë qark PD nxjerr 5 deputetë nga lista e sigurt dhe vetëm një nga lista e hapur. Deri më tani, kandidati më i votuar në listën e hapur të Berishës, është ish-prokurori Ndoj, me 4981 vota.

Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Tabela me kandidatët e Berishës në Durrës, Arjan Ndoja i pari më i votuari

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 14/05/2025 15:45

    S'e kuptoj si voton populli per Gjin Gjonin me pasuri perrallore dhe Ndojen qe i bene atentat me.persona te kerkuar ne makine

    Përgjigju
  • anna: 14/05/2025 12:56

    Eshte nje thenie ne nje film qe i del personazhit nga shpirti,ME VJEN TE VEJ KUJEN. KUR DO TE SHOH KETE KRYEKRIMINEL NE PARLAMENT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?