Politikë

Berisha po përgatitet për humbjen dhe kontestimin e zgjedhjeve? Pyetja për dështimin e tyre, që mori më shumë duartrokitje sesa thirrjet për fitore! Ja si iu përgjigj miku i tij Brok  (VIDEO)

26 Prill, 17:29| Përditesimi: 26 Prill, 18:02

  • Share

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë dhe fushata ka hyrë në dy javët e fundit të saj.

Por duket se Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë nisur përgatitjet për dështimin e zgjedhjeve dhe kontestimin e tyre nëse humbasin.

Lakimi i skenarit të humbjes dhe kontestimit të zgjedhjeve u shfaq sot gjatë takimit që Berisha mbajti në konferencën "Global She" me CDI-Women, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga politikanët e partive të djathta europiane dhe nga disa vende të tjera të botës, që ai i kishte ftuar.

Ishte pikërisht momenti kur një nga gratë përfaqësuese së LDG-së së PD-së bëri një nga pyetjet teksa e lexonte nëpërmjet telefonit ku e kishte shënuar dhe që dukej si e diktuar.

Ish-eurodeputeti i CU-së, Elmar Brok, u pyet se “nëse në zgjedhjet e majit nuk respektohen standardet demokratike, a do të angazhohej ai personalisht në mbështetje të opozitës shqiptare?”.

Dhe ajo që ra në sy – siç shihet edhe në video – është se pyetja, që në fakt duket si një deklaratë disfate para zgjedhjeve, mori më shumë duartrokitje se ç’kanë marrë deri tani thirrjet entuziaste për fitore të Berishës.

Brooks u përgjigj se do ndërmerrnin masat e duhura nëse do të kishte shkelje të standardeve gjatë zgjedhjeve dhe apeloi që shqiptarët të mos e lejonin PS-në që t’i fitonte zgjedhjet. Të njëjtën përgjigje dha edhe përfaqësuesi tjetër, Antonio Lopez, Isturiz White.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?