Ish-kryeministri, Sali Berisha

Berisha politikë me vdekjen: Qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara! Ministria: Gënjeshtër

16 Korrik 2022, 15:05| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 16:21

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur pandemia e COVID-19 duket se është rikthyer sërish me shifra shqetësue, ish-kryeministri Sali Berisha ka përhapur panik me deklaratën e tij duke thënë se Ministria e Shëndetësisë, po përdor vaksina të skaduara. Duke u fshehur pas qytetarit dixhital, Berisha thotë se mjekët janë urdhëruar që të përdorin vaksina që kanë dalë jashtë përdorimit.

“Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut! Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara..”– shkruan Berisha.

Ai i referohet denoncimit të qytetarit dixhital, që shkruan: “Përshëndetje dr., po ju informoj se jemi urdhëruar të vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer që ka skaduar në Korrik dhe sipas urdhrit duhet që këtë lot ta përdorim gjer në tetor.”

Lidhur me këtë denoncim kanë reaguar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë se kjo është një akuzë e pabazë e bërë nga Berisha. Manastirliu siguron qytetarët se vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave.

“Sali Berisha e përdori dhe një herë dritaren e Facebook-ut, për të gënjyer. Nuk do t’ia vlente t’i përgjigjeshim gënjeshtrave të tij, të cilat në jo pak raste ka filluar i fshin edhe vetë kur ndokush ia vë në dukje marrëzinë e radhës. Por, gënjeshtrat që Sali Berisha shpërndan pa pikën e përgjegjësisë, ndikojnë mbi shëndetin e qytetarëve dhe masat parandaluese që ata duhet të marrin në kushtet e Pandemisë. Në lidhje me gënjeshtrën e fundit, sipas të cilës qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dëshiron të informojë qytetarët si vijon: Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.   Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”- shkruan ministrja.

Të njëjtën deklaratë e dha edhe Instituti i Shëndetësisë, i cili ka sigura që vaksinat janë janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

"Instituti i Shëndetit Publik sqaron qytetarët mbi të pavërtetat lidhur me vaksinat anticovid: Vaksinat anticovid të kompanisë PfizerBioNTech janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA. Shtyrja e afatit të vaksinave Pfizer BioNTech sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Botën nga kompania PfizerBioNTech, mbështetur në vlerësimet e njëpasnjëshme për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës. Zgjatja e datës së skadencës së vaksinës Comirnaty (PfizerBioNTech) nga 3 në 6 dhe 9 muaj (shelf- life extention) nga data e reflektuar në vaksinë, sipas loteve të prodhuara dhe të shpërndara në nivel botëror, është miratuar nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave EMA dhe FDA. Sigurojmë edhe një herë qytetarët se vaksinat janë efektive dhe të sigurta", thuhet në reagim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pleshti: 16/07/2022 18:41

    Na keni o posi, qysh jo…ju besojme 100%. Eh ju pjerdhshim ne tru ju pjerdhshim. Duhet ti kishit ber me par kto sqarime, jo pas denoncimit…te sigurta o posi jo, edhe pas 24 muajsh bile. Si vera jane, sa me te vjetra, me te mira behen.

    Përgjigju
  • Dervishi i vicidolit,njesoj Edhe Dolivicit: 16/07/2022 18:24

    Sali,nxirr vetem nje vaksinen me date te skaduar,te perdorur.Ti njihesh si Babale,por me prova dhe deshmitare,Jo me salijane

    Përgjigju
  • Gezo: 16/07/2022 18:11

    Je një qën më qën se Zagoll kabellua

    Përgjigju
    • Dada: 16/07/2022 20:46

      Si nuk te ha mortja o sali. Me keto injorance do vish ne pushtet o fantazem e komunizmit

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?