Partia Demokratike duket se ka intensifikuar 'luftën' kundër Sali Berishës, duke hedhur akuza të njëpasnjëshme në drejtim të tij. Teksa Sali Berisha u ndal sot në Dibër ku prezantoi kandidatin e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', Partia Demokratike e akuzon se po bën fushatë me persona të shpallur non grata.
Në një reagim në faqen zyrtare të PD në Facebook shkruhet se Berisha ka bërë aleanca të fshehta me Tom Doshin, Vangjush Dakon e Aqif Rakipin dhe se njerëzit e këtyre të fundit po organizojnë edhe takimet e Berishës në rrethe.
Të tjera akuza pati për Berishën edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se qëllimi i Berishës nuk është fitorja e demokratëve, por 'revolucion imagjinar me Metën kundër SHBA'. Për Bardhin, Berisha po demaskon veten duke sulmuar vetëm PD, e duke kursyer kryeministrin Edi Rama dhe kandidatët e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore.
PD i dha një përgjigje Berishës edhe në lidhje me prezantimin e Përparim Kryemadhit i kandidat i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për Dibrën, duke thënë se ai nuk përfaqëson dibranët dhe as demokratët, por “Shtëpinë e Ilirit”.
PD e cilësoi zgjedhjen e Kryemadhit si përfaqësuesin e Dibrës si një poshtërim për qytetarët e saj, duke sjell në kujtesë se ai është bashkëshorti i ish-prokurores së shkarkuar Belina Zeneli e cila sipas tyre përveç Dosjes "184", nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi.
“Kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota. Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç Dosjes "184", nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën”, shkruan PD në Facebook.
Gjatë prezantimit të Kryemadhit mëngjesin e sotëm në Dibër, ish-kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj Bashës, ku u shpreh se kritikoi atë kur vendosi të dekonspironte çështjen e “Toyota Yaris” dhe se ai tani duhet të ishte në qelinë e burg. Ai pretendon se këtë çështje për Bashën e ka mbyllur kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se beson tek drejtësia belge.
Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke e akuzuar atë për 'aleanca' me Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin. Me një postim në Facebook, PD shkruan e është pikërisht kjo arsyeja se përse Berisha nuk i përmend këta tre emra, teksa nuk kursen akuzat për shumë politikanë të tjerë.
"Dite e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere. Non Grata duhet t'u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë? Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon? Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër? Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin? Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota. Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij. Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën", thuhet në postimin e PD-së.
Teksa Sali Berisha shkon nga njëri qytet te tjetri, duke prezantuar kandidatët e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme vendore, për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gamzent Bardhi, qëllimi i tij nuk është fitorja e demokratëve. Sipas Bardhi, Berisha po demaskon veten, duke sulmuar vetëm PD dhe nuk thotë asnjë fjalë për kandidatin e PS. Bardhi shkruan se Berishës i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.
"Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike. Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës", shkruan ai.
Kreu i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Sali Berishës, duke e konsideruar atë 'kryehajdut'. Akuzat e Berishës për kryedemokratin Lulzim Basha, Bejko iu përgjigj duke thënë se Berisha, përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë.
Postimi i plotë:
Roland Bejko: Kur kryehajduti thërret, kapeni hajdutin!
Sali Berisha është shpallur "Non Grata" familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në Botë, i akuzuar për
1. Korrupsion të Qënësishëm.
2. Dëmtim të Demokracisë.
3. Pengim të reformës në drejtësi.
Që në momentin e parë të publikimit të këtij vendimi si "non grata", askush nga ne që sot jemi kundër rikthimit të tij në krye të PD-së, nuk doli të kërkonte burgun për të. Askush nuk ia përmendi megaaferat e tij personale dhe as të familjes së tij i përfol si nga opozita, ashtu dhe nga media e opinioni publik. Përkundrazi, shprehëm keqardhje dhe solidaritet me të.
E mirëkuptuam edhe kur tha se do dal të mbroj dinjitetin tim, dhe dakord, kish të drejtë ta bënte "luftën" e tij.
Por, po e shikoj tani që ka dalë tribunë më tribunë ku ka vendosur kandidatët e tij dhe po pret "flet arreste" si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti mbi tokë pa akuzuar për korrupsion e afera të pista që nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha e deri tek familjarë kandidatësh e kundërshtarësh të tij brenda PD që guxuan të mos e ndiqnin pas në historinë e tij të marrëzisë duke i vënë flakën PD për interesat e tij personale.
Mirë ky nuk e njeh më as nderin e as turpin se e ka ngrënë me bukë me kohë pasi përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë, po këta dritëshkurtërit e tjerë që i shkojnë nga pas i qeshin dhe e duartrokasin, si ka mundësi ta bëjnë këtë sot 31 vjet pas rënies së komunizmit?! ( Shumë prej tyre që sot i ka bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë qenë po kaq viktima të sulmeve dhe akuzave të tij ndër vite, sa kurrë nuk ma priste mendja se do t'i shikoja më ndonjëherë bashkë.)
I super akuzuari për korrupsion dhe afera të tjera, akuzon të tjerët për korrupsion dhe u tregon burgun! Kohë paradoksesh!
Pra ky bën pjesë tek ato rastet kur kryehajduti, thërret kapeni hajdutin!
E kuptoni ne ca niveli ka rene PD-ja, ne dore te Gaz Bardhit! Pu pu pu pu ca neverie. Ne dore te Gazit, Grides dhe Salianjit. Ky eshte fundi i PD-se.
PërgjigjuÇfarë d.m.th.Ilirti që e keni shkruar në kokë të lajmit ?
Përgjigju