Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha duket se i ka prishur marrëdhëniet me shoqatën shqiptare 'Vatra' në Amerikë, që jo pak herë kanë dalë në mbrojtje të Berishës, madje edhe pas shpalljes së tij 'non grata' nga SHBA.
Prishjen e këtyre marrëdhënie e reflekton më së miri edhe emigrantja Evi Kokalari, e cila është një prej ithtarëve të Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Kokalari akuzon funksionarët e kësaj shoqate se janë blerë nga kryeministri Edi Rama.
"Duket qartë që drejtimi i Vatrës është marrë peng nga instrument të Ramës, që bie në kundërshtim me parimin anti-komunist dhe patriotik që Vatra ka mbajtur që në fillimet saj.
Personalisht, kam kohë që kam shprehur pakënaqësine time për Elmi Berishën, madje e kam quajtur një gabim që Vatrës do ti kushtoj, dhe shoh që të tjerë nga komuniteti po e kuptojnë këtë tashmë.
Ironia më e thellë është kur sheh Bahri Omarin në foton kryesore të faqes së tyre në median sociale, ndërkohë që drejtimi që Vatra ka marrë, është komplet në mbështetje të atij që po instalon monizmin në Shqipëri", shkruan ajo mes të tjerash.
Berisha e ka 'përdorur' gjithmonë shoqatën 'Vatra' për interesat e tij, por nuk dihet ende se çfarë çoi në prishjen e marrëdhënieve të ngushta mes tyre.
po po nje gje po ju vajti shtrember ja hidhni fajin Rames ,po kure nuke jeni ju te zote mire ja u bene hyy plera
PërgjigjuKoka-Q-anon,VATRA nuk eshte marre peng nga Rama,por kohet ndryshojne,brezi i Nolit e Konices ka ikur me kohe,po keshtu dhe brezi i te arratisurve ka ikur,ose eshte ne ikje e siper.Tani ka ardhur brezi i ri qe nuk pyet shume per komunistet e ballistet dhe nuk mahnitet nga aura e zvjerdhur e fallso e Berishes,pasi e njohin me mire.
PërgjigjuOre po ku i gjeni kto figura karagjoze të skaduara si evi koko karri që na i nxirni nëpër medje. Po kjo është turp i pa par me kto figura të skaduara që hiqen si politikane kanalesh të ujrave të zeza. Prandaj dhe Shqipri halle madhe është në ktë gjēndje se figurave të tilla u jepet vëmndje. Në një koh që figura si kokokarri dvlejn as për pastruse wc je.
PërgjigjuPadyshim qe eshte mare peng nga Rama, se nuk mudesi te jesh kunder Berishes , asnje nuk mund te jete kunder Berishesh. O Zot …
Përgjigju