Berisha pritet të arrestohet, Lita: Njerëzit s'e mbështetën! Olli: E menaxhon partinë online! Hoxha: Grupi i Bardhit mezi pret të ikë

21 Dhjetor 2023, 21:47| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 07:26

  • Share

Heqja e imunitetit të Sali Berishës nga Kuvendi ditën e sotme, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut që të marrë një masë arresti ndaj tij, ishte në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv.

Gazetari Lavdrim Lita, tha se sot ishte një ditë dështimi për Sali Berishën kjo për faktin se nuk dolën protestues në mbështetje të tij.

‘Sot ishte një ditë dështimi për të se fakti që njerëzit nuk e mbështetën nuk dolën. Vura re që njerëzit kalonin dhe s’i kthenin sytë nga protesta. Qytetarët e Tiranës nuk kthenin sytë nga protesta. Ardhja e kësaj mbledhje kryesie vjen për shkak të dështimit të mosbindjes civile. Nuk është halli i tyre është halli i një personi i kapur gafil me letra. Demokracia është procedurë, por është edhe një ligj, që duhet të zbatohen. Ne duhet t’i shikojmë në tërësi. Gjykata duhet respektuar. Nëse ne japim shembullin se Gjykatat nuk respektohen do të kishte luftë civile.’- tha Lita.

Për gazetaren, Marsela Karapanço, analisti Poli Hoxha u ndal tek ekzistenca e Rithemelimit për të cilin tha se nuk mund të ekzistojë pa Sali Berishën dhe se . Hoxha tha se grupimi i Bardhit mezi po pret largimin e Sali Berishës.

‘U pa që janë në këtë realitet që hajde tani fillojmë dhe rioarganizohemi nga e para. Për dy vite rresht Rithemelimi nuk mund të ekzistojë pa Sali Berishën. Kur themi Lenin nënkuptojmë partia dhe kjo është tipike për Berishën. Dhe këta që kanë ngelur shkojnë për Berishën. Nëse Berisha do të jetë ‘arrest shtëpie’ Argita mund të shërbejë si interlekutorja, si përfaqësuesja. Mendoj se do të ketë më shumë tkurrje. Kjo kauzë i mungon bashkëpunimi ndërkombëtar. Malltezi është vetë ‘non grata’ kthehemi në vitin 0. Pasojat i shoh pasi do të ngushtohet rrethi i mbështetësve atje lart. Shumica mezi presin largimin e Berishës. Grupi i Bardhit e ka të shkruar në ballë, mezi pret largimin e Berishës.’- tha Hoxha.’

Ndërsa analisti Plator Nesturi u shpreh se Sali Berisha nuk mund të ngujohet në zyrë, pasi selia nuk është prona e tij.

‘Akuza direkte ende nuk ka. SPAK-ut iu bë një sfidë dhe kishte një ngërç legal. Ishte një krizë që u shfaq dhe në parlament. Në këtë kuadër nuk është thjeshtë çështja Berisha. Berisha sot është gjakosur nga ligji dhe kjo e bën atë një njeri të zakonshëm. Ka hallin Bardhi, është prurja e fundit dhe mund të jetë ikja e parë. Në zyrë nuk mund të jetë. Pasi ka të bëjë me kodin postar. Ndodhet në ato zyra që janë pronë e PD-së. I janë dhënë në përdorim PD-së. Vetëm nëse Basha i jep vërtetim se po rri me qira aty.’- tha Nesturi.

Sa i takon, gazetarit Leonard Olli, ai u shpreh se edhe nëse do të ketë ashpërsim të masës Berisha do të jetë në komunikim.

‘Mund ta lërë edhe detyrim paraqitje sërish. Nuk e pengon asgjë. Me mjetet e sotme të komunikimit që të drejtojë edhe forumet e partisë online. Të jetë prezent nga shtëpia e tij. E vetmja gjë që do të jetë nëse do të ketë një ashpërsim të masës s’do jetë i mundur të jetë fizikisht prezent. Por virtualisht është e thjeshtë’- tha Olli.

Nga ana tjetër, Genc Burimi deklaroi se Berisha fitoi pikë në ‘luftën’ për komisionet hetimore.

‘Rama gjatë dy viteve kishte një narracion se ai është i vdekur ‘non grata’. Në momentin kur Rama sulmon opozitën me mohimin e krijimit të komisioneve parlamentare i jep forcë Berishës. Berisha fiton pikë tek polemika e komisioneve parlamentare. Berisha edhe i arrestuar do të jetë i motivuar të vazhdojë luftën e opozitës.’- tha Burimi.

Sali Berisha bëhet politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë post komuniste për të cilin pritet arrestimi. Parlamenti votoi sot (21 dhjetor 2023) me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, ku ka mbërritur dhe vendimi i kuvendit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?