Politikë
Top 24

Berisha: Protesta do vijojë deri në fitore, Rama njeh vetëm gjuhën e dajakut

2 Qershor 2019, 21:29| Përditesimi: 2 Qershor 2019, 21:36

  • Share

1559500915_thumbnailDSC9314.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka inkurajuar protestuesit që të vijojnë qëndresën. Ai thotë se do të vijojë protesta deri në fitore. Ish kryeministri e ka cilësuar Ramën si të ngordhur dhe se shumë shpejt do ta përmbysë.

“Protesta do të vazhdojë deri në fitore. Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës.  Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”, shprehet Berisha. 

Kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”, nënvizon Berisha. 


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?