Sali Berisha

Politikë

Berisha protestë në ditën e Samitit në Tiranë/ PD del kundër policisë, afron protestën tek perimetri i sigurisë

16 Maj, 08:01| Përditesimi: 16 Maj, 13:38

  • Share

Ndërsa sot Europa ka sytë nga Shqipëria për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Europian, Sali Berisha ka thirrur protestë në orën 17:00 për pretendimin e tij për manipulim zgjedhjesh. Berisha mund të mos jetë i pranishëm duke qenë se ndodhet në Bruksel dhe mund të vij në vetëm për fjalën përshëndetëse në fund.

Në Policinë e Tiranës, PD depozitoi tre kërkesa për tubim. Kërkesa e parë ishte për tubim në kryqëzimin pranë ministrisë së Drejtësisë, por u refuzua për shkak të masave të sigurisë dhe afërsisë me vendin ku mbahet samiti. Më pas PD kërkoi që protesta të zhvillohej në Bulevardin e Ri, ku mori edhe dakordësinë e policisë. Në orët e pasdites, PD dorëzoi sërish kërkesë për tubim pranë Ministrisë së Drejtësisë, që u refuzua sërish nga Policia.

Megjithatë, liderët evropianë kanë “certifikuar” procesin zgjedhor me urimet  e shumta për kryeministrin Edi Rama, duke i dhënë një 'vulë' besueshmërie rezultatit që Berisha refuzon ta pranojë.

Nuk është hera e parë që Sali Berisha thërret protestë në një ditë kur zhvillohet një event i një rëndësie të tillë. Edhe më 6 dhjetor të vitit 2022, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Berisha organizoi një protestë, ku një qytetar e goditi me grusht në fytyrë.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Murat: 16/05/2025 15:51

    Berisha nje anti shqiptare i betuar. Duhej te bashkohej me kete event te rendesishem europian qe ngre edhe vlerat e Shqiperise tone. Vleresim per qeverine shqiptare e z. Rama per kete eveniment.

    Përgjigju
  • Arbeni: 16/05/2025 10:33

    Ky qelbës antidhqiptar nuk është demokrat por një bajraktar antikombëtar.Popull e hodhi në plehra këtë ushtar besnik të shërbimeve të fshehta sërbo-greko-ruse.

    Përgjigju
    • Une: 16/05/2025 11:23

      Njeri i kalbur ne shpirt e ne pamje, relike e qelbur e komunizmit qe ndot Shqiperine prej 35vitesh

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?