Një ditë pas hyrjes me dhunë të Sali Berishës në PD dhe shkelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa. Bëhet me dije se në ambientet e jashtme të PD ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.
Ditën e djeshme, Berisha bashkë me të ashtuquajturin Komisioni për Rithemelimin u futën me dhunë në selinë e PD, ndërsa mbështetësi i tij Fation Dauti shqelmoi derën e sallës së mbledhjeve me urdhër të Flamur Nokës.
Kjo u dënua nga Lulzim Basha, i cili tha se këto veprime tregojnë dëshpërimin e Berishës. Ndërkohë Dauti rezulton person me precedent penal, person me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave. 8 vite më parë ai u qëllua me 7 plumba në lokalin e tij, ndërsa sipas mediave britanike ai njihej me emrin 'B9' “Boss Krimi”, i akuzuar për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.