Politikë

Berisha: Rama e do mandatin e tij për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze ndaj shqiptarëve

5 Maj, 12:46| Përditesimi: 5 Maj, 13:27

  • Share

Nga Burreli, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një pushtetar që kërkon të shpëtojë nga drejtësia përmes mandatit të ri.

Berisha theksoi se Rama është shpallur nga forcat më të mëdha politike europiane si "armik i votës së lirë".

‘Zgjohuni shqiptarë! Çfarë e do Edi Rama mandatin? Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve. Po unë jam këtu, unë jam Sali Berisha. Dhe unë u jap fjalën ju, u jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë. Ai do përgjigjet një më një për atë që u ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Ai e bëri provën, tani është radha ime. Tani do e shohë ai! Vij këtu tek ju pasi është futur në rreth të kuq. Jo për hakmarrje personale ndaj meje. Kurrë, kurrë se në politikë ajo nuk të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë ju.  Jam i kënaqur, nuk e mohoj, pasi ai është futur në rrethin e kuq. Ky njeri që me mafien ndërkombëtare, me Xhorxh Sorosin dhe të tjerë, për këtë njeri 6 muajt e fundit janë katër rezoluta botërore, të cilat e damkosin fjalë për fjalë me ato që i kemi thënë ne. Dhe u garantoj se ata kurrë nuk do votonin fjalët tona po të mos ishin 100 përqind të vërteta.

Edi Rama, këtu nga Mati i burrave, e di vetë ti! Të garantoj se shpallja jote në Valencia nga 82 parti politike më të fuqishmet e Europës, nga udhëheqja politike kryesore e Europës, partia e kancelarit Merz, e presidentes Von der Leyen, e 14 kryeministrave, shpallja jote si armik i votës së lirë të shqiptarëve, shpallja jote si njeri që kërkon të shtypësh pluralizmin dhe opozitën, shpallja jote si pushtetar që qeveris me krimin, nuk do të ndahen kurrë në jetën tënde’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Sali Berisha nga Burreli: Rama ka saraje më shumë se Enver Hoxha, do përgjigjet për ato që i ka bërë Shqipërisë, shpopulloi vendin


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?