Sali Berisha pretendon se Edi Rama e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që ta përdorte kundër opozitës.
“Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm.
Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej
//ReportTv.al