Njësoj si Ilir Meta, edhe Sali Berisha thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur.
“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e kësaj partie. Ky moment është dëshmia flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmente të mafies ndërkombëtare.
Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i mbajtur një kufomë politike, një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët, dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës, por e vërteta sipas guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare.Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Ai ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik. Është në genin e tij. Përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.
Por këta skenarë që filluan me McGonigal dhe Xhorxh Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: