Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, siç e quan ai, gjatë të cilës sipas kryedemokratit qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore edhe pse ishte periudhë e ndaluar zgjedhore.
Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’.
"Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit.
E promovoi njëherë Rama tani kjo Emirjana, Gjushi me pantallona.
Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës.
Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin.
20 Janar 2025-Emirjana Sako: Shpallje për përfundimin e punimeve në rrugën ‘Bletaj’ në Rrashbull, Bashkia Durrës
27 Janar 2025-Emiriana Sako: Promovimi i infrastrukturës publike-Shëtitorja e Plazhit, Bashkia Durrës. Për të 15 herë flitet për këtë çështje.
17 Janar 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike-Infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. E përsërit vazhdimit kjo.
Mund ta quash mafiozi, mund ti japësh çdo mbiemër. Me asgjë nuk mund të përshkruhet veprimtaria kriminale e këtij individi dhe lidhjet e tij të pamohueshme me kanabizimin e qarkut.
Pra këto ishin disa nga aktivitetet ku janë përdorur fondet dhe buxheti i shtetit për të ndikuar në zgjedhje." - u shpreh Berisha.
Komente

Ky ka rrjedh fare. Ore matuf, po ndaj votohet politikanet dhe ata qe jane ne qeveri perseri, sepse mbajne premtimet qe kane bere, si ndertimi i infrastrukturave qe i sherbejne publikut. Po ti ua thua kete budallenjve te tu, se e di sa kapacitet kane, u duket se promovimi i premtimeve te mabjtura eshte korrupsion dhe vjedhje sic ua thua ti.
Përgjigju