Berisha - Ramës: Shndërrohu në të penduar të drejtësisë, trego lidhjet me McGonigal! Deripaska na del investitor strategjik në Shqipëri

25 Janar 2023, 14:19| Përditesimi: 25 Janar 2023, 16:25

  • Share

1674655338_1674651122Screenshot4.jpg

Në mbledhjen me deputetët e Rithemelimit Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të rrëfejë aferat me ish zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal. Berisha tha se gjatë vizitës në Shqipëri ish zyrtari i lartë i FBI-së është takuar edhe me Ardi Veliu dhe kreun e SHISH Helidon Bendo, ndërsa oligarku rus Oleg Deripaska rezulton të jetë investitor strategjik në Shqipëri.

“Të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë dhe të dëshmojë çdo gjë. Absolutisht nga asgjë nuk mund të shpëtojë. Të paktën të gjejë moralin për të bërë të penduarin dhe për të dëshmuar dëmin kolosal që ka bërë me qëndrimet e tij.

Të vijmë pak te Oleg Deripaska, i cili duket se e ka aset McGonigal, sepse thuhet se është paguar prej tij dhe se kanë larë paratë së bashku. Por ky na del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh.

Mos të harrojmë se është një nga njerëzit më të afërt të Putinit. Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundësi që përdoren paratë për të lobuar kundër opozitës? Shqiptarët mësuan, e kam deklaruar shumë herë, se është përdorur korrupsioni ndërkombëtar për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Dëgjojeni pak se çfarë thotë ortaku i McGonigal në firmën e përbashkët që kanë ngritur në Tiranë, Mark Rossini. Edhe ky ish-zyrtar i lartë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha dhe Meta: Rama kaloi çdo vijë të kuqe, të japë dorëheqjen! Korruptoi shefin e kundërzbulimit të organizatës më të fuqishme të botës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?