Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Hoxha: Rrezikon akuza të reja, 'pengim i drejtësisë' dhe 'shantazh për shkak të detyrës'! Kara: E shoh në burg

24 Nëntor 2023, 21:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 07:21

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ndërsa Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ ndaj tij. Berisha ka nisur sulme të njëpasnjëshme ndaj drejtësisë, si edhe prokrurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka. Por gazetari i Poli Hoxha tha në Report Tv se këto sulme mund ta përballin Berishën me dy akuza të reja ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘kërcënim dhe shantazh për shkak të detyrës’!

"Presionin e pamë e dëgjuam, shantazhin, organizatë kriminale, u more me emra. Alarmi arriti deri në atë pikë sa ju shtuan shoqëruesit, i çuan në 6. Dje mbajti qëndrim KLGJ dhe KLP. Presioni shantazhi kërcënimi u institucionalizua edhe në organet më të larta të drejtësisë. Kjo e çon zotin Berisha drejt një akuze të re, pengim i drejtësisë dhe kërcënim dhe shantazh. E ka kryer.", tha Hoxha. 

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, avokati Rezart Kthupi, thotë se nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK rrezikon masë më të rëndë si ajo ‘arrest shtëpie’

“Berisha nëse nuk paraqitet vetë në SPAK do ketë akuzë të re për mos zbatim gjykate ose mase me te rende arrest shpie”, tha Kthupi.

Avokati Romeo Kara i ftuar në Report Tv thotë se shumë shpejt e sheh Berishën në burg.

“Unë e shoh shumë shpejt Berishën në burg. Pritet të shkojë në burg”, tha Kara.

Kthupi i cili është edhe përfaqësuesi ligjor i PD thotë se Berisha dhe Rama kanë marrë peng parlamentin prej dy muajsh.

“Berisha dhe Rama kane marr peng parlamentin prej më shumë se dy muajsh. Në momentin që duhet që të mbahet presioni politikisht larg, 23 deputetë përjashtohen dhe rifuten prapë. Bëhet lufta politike shumë e madhe. Çështja e kalimit të buxhetit ishte pjesë e marrëveshjes, unë dua të bëj zhurmë në kuvend, ti vazhdo kalo buxhetin. Janë bashkë, qëllimi është të prishin këtë linjë. Nëse njëri ka firmosur 8 ligje për ti dhënë pronën dhëndrit, tjetri ka firmosur 17 vendime për inceneratorët”, tha Kthupi.

Ora 21:42
Berisha refuzon të përballet me drejtësinë, avokati: I kanë lënë gjykatëse femra, do e kapin për veshi dhe do e çojnë në SPAK

 

Avokati Romeo Kara tha në Report Tv se Sali Berisha nuk mund t’i shmanget përballjes me drejtësinë. Kara tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ se “do ta marrin për veshi dhe do ta çojnë në SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë dhe nuk është paraqitur asnjëherë në SPAK për t’u njohur me masën detyrim paraqitjeje.

“Ata s’kanë vajt ta marrin. Do shkojë atje në gjykatë, s’ka ku të shkojë. I kanë lënë gjykatëse femra. Ato femra do e marrin për veshi dhe do e çojnë atje. Vetëm të shkojmë të ndryshojmë kodin e procedurës e ti themi me megafon po të kërkon gjykata. Ca do ai që të shkojë në gjykatë. Nuk është shuar masa. Ai person ka futur në ngërç veten e vet, Shqipërinë, politikën dhe procesin”, tha Kara.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?