Berisha replikon me Felaj: E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp! Reagon nënkryetarja: Mos mashtro!

3 Korrik 2023, 10:23| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 10:59

  • Share

 

Sali Berisha deklaroi se kuvendi ka reduktuar kohën e debatit lidhur me raportet e veprimtarive vjetore të 4 institucioneve të drejtësisë.

Duke replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj e akuzoi këtë të fundit se ka shndërruar prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.

“Keni kufizuar orën e debatit. Keni frikë nga tmerret tuaja, aferat elektorale dhe korruptive. Jeni skllevër të veprave tuaja kriminale. E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!”

Në replikë Felaj i tha: Ulu e mos mashtro, kur ske të flasësh për procedurë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?