Sali Berisha u pyet nga gazetarët sa i përket nismës së PS-së për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, me argumentin se në 1996 ka patur një ligj lustracioni që sipas tij u anulua nga PS.
‘PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij, ka apo s’ka dosje kishte të drejtë me bazën e këtij ligji të njihej me të, pra ishte transparente.- tha Berisha
Berisha u shpreh se Non grata nuk e impresionojnë fare për aq kohë sa Rama nuk do i shpëtojë revolucionit.
Sa i përket Non Gratave, PE dhe KE kanë ligjet e veta, nuk kam asnjë lloj impresioni, Edi Rama është i pashpresë, nuk do shpëtojë nga ky revolucion.- tha Berisha
Lajmi kryesor:
Berisha paralajmëron shtator të nxehtë: Vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave! Kundërshton nismën e PS mbi hetimin e spiunëve në politikë
G.MO//ReportTv.al