Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari thotë se Sali Berisha po bën korrupsion politik duke mbajtur peng vulën e PD-së apo duke ia kaluar njerëzve të tij me aprovim të të birit. Në një reagim në rrjete sociale, ajo thekson se partia nuk është pronë e Berishës dhe fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, do t'i sjellë pasoja në brezat e ardhshëm.
“Fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, është diçka që do ta paguaj shumë shtrenjte, jo vetëm ai, por do kaloj tek niprat dhe mbesat, sepse përveç damkës që do t’ju lërë atyre të gjorëve, ato para korrupsioni që do të trashëgojnë, jo vetëm do t’ju merren, por do ti kthehen atyre nga të cilët i kanë vjedhur.”, shprehet Kokalari.
Aktivistja vë theksin edhe te humbja e thellë që pësoi PD në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se demokratët treguan se jo vetëm nuk e duan Berishën, por janë të lodhur nga partia në përgjithësi. Më tej, aktivistja ironizon figurat pranë Berishës, duke i përmendur me emra Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edi Palokën e Belind Këlliçin, teksa thotë se partia nuk do të mbetet në duart e një "grupi kllounësh", siç i cilëson ajo.
Kokalari shpreh bindjen se Berisha s'do të mund ta mbajë peng më partinë për shumë gjatë, por shton se edhe personat afër tij, që përpiqen ta marrin pas tij, pasi do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t'i dërgojë para drejtësisë. Sipas Kokalarit, fakti se duke "rrëmbyer" partinë do të mund t'i shpëtojnë drejtësisë, tregon mungesë intelekti nga ana e tyre.
“Të vetmin pasion që kam tashti është ta marrë atë vulë, të përjashtoj nga ajo PD, Nokën, Vokshin, Këllicin, Palokën e nja dy super monstra, të hap partinë, te bashkoj bazën dhe ta riformoj atë me mentalitetin tonë të Amerikës. Direkt mbas kësaj të filloj lufta kundrejt Ramës”, shkruan ajo.
Më pas, shton Kokalari, betejën do ta ketë me Edi Ramën.
Reagimi i plotë:
Të mbash vulën e PDsë peng siç po bën Berisha, apo t'ja kalosh atë njerëzve të tu me aprovimi të Shkelzenit apo kujdo tjetër, përbën korrupsion politik më vete.
Në asnjë shtet nuk mbahen peng njerëzit në këtë formë. PD-ja, pavarësisht që Berisha e ka përdorur si pronë, pronë e tij nuk është, sepse nuk e ka trashëguar nga familja.
Fakti që vazhdon ta përdorë si të tillë, është diçka që do ta paguaj shumë shtrenjte, jo vetëm ai, por do kaloj tek niprat dhe mbesat, sepse përveç damkës që do t’ju lërë atyre të gjorëve, ato para korrupsioni që do të trashëgojnë, jo vetëm do t’ju merren, por do ti kthehen atyre nga të cilët i kanë vjedhur.
Kjo më lart shkon dhe për Ramën dhe njerëzit e tij.
Për sa i përket Berishës, PD-istët folën në 11 Maj. Ata jo vetëm s'duan kryetarin, por janë super të lodhur nga PD në përgjithësi.
Që Berisha s'do ta mbaj këtë vulë shumë gjatë, kjo s'ka nevojë më për garanci, por di t'ju them, kur ajo parti të merret nga ky grup klounësh, do bëjmë çdo përpjekje t'i shohim përpara drejtësisë.
Çdo vonesë që ndodh, do shtoj thjeshtë pasionin (të paktën timin) për t’ju parë në burg - dhe të paktën për pisllikun që po bëni tashti duke mbajtur vulën peng kundrejt çdo shqiptari që me pasion do ndryshim radikal në atë vënd.
Që ju keni probleme intelekti, kjo është e qartë, sepse ndryshe do kuptonit që po hapni varrin tuaj me dy duar, dhe në këtë pikë, duhet të jesh në deluzion total të mendosh që do ti shpëtosh drejtësisë apo do vazhdosh të mbash një komb varur.
Të mbash opozitën peng në fakt është të mbash të gjithë kombin peng, sepse ndryshe nuk do kishim dikë si Rama në mandat të katër.
Të vetmin pasion që kam tashti është ta marrë atë vulë, të përjashtoj nga ajo PD, Nokën, Vokshin, Këllicin, Palokën e nja dy super monstra, të hap partinë, te bashkoj bazën dhe ta riformoj atë me mentalitetin tonë të Amerikës. Direkt mbas kësaj të filloj lufta kundrejt Ramës.
Kur të jemi në atë pikë, ku i kemi hequr të dy - fillon puna e vërtet e riformimit të Shqipërisë dhe i forcimit të kushtetutës në atë pikë që monstra si ju mos fusin më kurrë këmbët në parlament apo qeveri.
Dhe deri sa disa nga ju, të jeni në burg, personalisht nuk do rresht së luftuari.
Koha ku dekriminalizohet korrupsioni dhe mbrohet padrejtësia do marrë fund, dhe juve të gjithë do bëheni shembulli që do studioheni nga gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që ata të jenë të ndërgjegjshëm dhe mos e lejojnë diçka të ndodh më kurrë.
Komente

Nuk dua te bej avokatin e Djallit,por Berisha e ka pasur perhere PD dhe e verteta eshte qe ju Kokalari ishit pjese e atij grupi /klounash/ e gati u zure per flokesh dikur per te mbrojtur Berishen dhe plase te beheshe kryetare e saj,ose aty afer dhe kur nuk te beri u ktheve ne armike e perbetuar e tij dhe tani s'po le gur pa levizur jo se te vjen keq per PD e demokratet,por po kerkon prape te behesh kryetare me cdo kusht e me cdo menyre.
PërgjigjuPse ne Amerike shqiptaret qe merren me politike,ne pergjithsi,jane te çmendur?Kjo Kokalari, dhe Pilinçi,ndoshta shtohen te tjerë ne te ardhmen,duhen te jene arratisur nga psiqiatria.
Përgjigju