Indiferencën që kishte zgjedhur të tregonte së fundmi për Lulzim Bashën, Sali Berisha e la mënjanë, dhe rikthimin e tij në krye të PD e komentoi gjatë.
Patericë e pushtetit të Ramës, që e mban peng me dosje brenda dhe jashtë vendit, e quajti Berisha atë.
“Skenar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës që kanë synim që të ndërtojnë një patericë siç bëri Ramiz Alia dikur me organizatën elektorale. Për çdo shqiptar Lulzim basha është peng i Edi Ramës, është I kapur me dosje krimi, që nuk është shpikje e Sali Berishës por është në prokurorinë e vendit”- tha Berisha.
Në ndihmë nuk i erdhi as Gazment Bardhit, i cili një mbrëmje më parë, me grupin e tij mori vendim për të anuluar zgjedhjet në PD. Duke e quajtur thjesht deputet, Berisha thotë se këshilli I demokratëve, është ai që ka zgjedhur Rithemelimi.
“Deputeti Bardhi është deputet I PD, këshilli është ai që ka statuti”- tha Berisha.
Në konferencën për mediat, Berisha komentoi edhe operacionin e SPAK, duke thënë se u dekonspirua ndërsa Urdhër-arrestet u shitën nga 3 deri në 5 milionë euro.
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar pasi Berisha e cilësoi si peng të Ramës në konferencën e tij të përjavshme. Basha thotë se duhet votuar për vetingun e politikanëve për të parë se kush ka lidhje me krimin, kush është i korruptuar e kush është peng.
“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.”- thotë Basha.
Komente

Dhelpra plake! Para ca ditesh i bente komplimente Bardhit kur pa shenja dobesie tek ai,tani qe Bardhi i vene mes dy zjarresh i doli kunder te dyve dhe Bashes dhe Berishes,ky e perbuz dhe fillon e i ben lajka Keshillit gjoja se ka statusin,por ne te vertete eshte se Keshilli eshte ai qe doli kunder zgjedhjeve.
PërgjigjuLulit i ka dale frika.Ai eshte politikani "qelibar" i Shqiperise.Bravo i qofte qe potregon "pastertine" e tij Si lum Shqiperia per keta matrapaze karigesh.
PërgjigjuGjithe ket kohe s'paska fjet gjume. I paska pastru pislliqet. Tani po na shitet si "santarella"
Përgjigju