Ndonëse i shpallur non grata nga SHBA, Sali Berisha i bëri thirrje sot SHBA dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtare që të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa theksoi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë.
“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione
SI.E.//ReportTv.al