Sali Berisha dhe Yuri Kim

Berisha: SHBA të më falë siç bëri me kryeministrin indian! Ambasada i ‘mbyll derën’: Pozicioni ynë për të korruptuarit nuk ndryshon

6 Prill 2022, 16:12| Përditesimi: 6 Prill 2022, 21:06

  • Share

TIRANË- Për të disatën herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t'i hiqet 'Non Grata', e aq më tepër t'i kërkojnë falje!

Në një qëndrim të shkurtër për mediat ambasada e SHBA-ve në Tiranë i është përgjigjur interesit të gazetarëve për deklaratat e mbrëmshme të Berishës SHBA mund ta falë dhe se ka pasur tentativa për të komunikuar me të, Ambasada amerikane është pyetur nga media dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.

"Pozicioni i SHBA në lidhje me shpalljet për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe ato nuk janë të negociueshme", sqaron Ambasada.

Sali Berisha, në një intervistë mbrëmë mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata dhe u fal.

“Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë. Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Kujtojmë se njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga SHBA-ja dhe jo Komisionit të Rithemelimit, nuk është "kapërdirë" lehtë nga Sali Berisha, i cili ka shfrytëzuar menjëherë daljen e parë në media, për të hedhur baltë mbi ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Dje, ai është shprehur se diplomatja amerikane i ka kërkuar që të heqë dora nga gara për kryetarin e PD-së dhe në këmbim i ka siguruar largimin e Lulzim Bashës. Këtë thotë se nuk e ka bërë personalisht, por i ka dërguar dikë në zyrë, teksa sipas tij e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim.  

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 20/11/2023 18:58

    Kur nerret vendimi per shoalljen non grata te nje politikani USA nuk bazohet kurre ne shpifje sic oretendon Saliu ,por ne fakte konkrete qe po dalin dita dites . Demokracia amerikane mbeshtetet ne zbatimin e rrepte te ligjit

    Përgjigju
  • Mala: 07/04/2022 08:32

    Per te shpetuar veten,Berisha nuk le gure pa levizur, qe me ndihmen e disa matrapazve politik po "qarkullo" andej e kendej t'i hik NON GRATA per veten ose te merr me vete NON GRATA gjithe PD.sic thuhet dhelpres "kur i kallet bishti,thot te kallet gjithe bota"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?