Thashetheme rrugësh, shfrenim fantazie dhe në fund akuza mbi bazën e po të njëjtave thashetheme. Të gjitha këto u thanë nga Sali Berisha në konferencën e shtypit që mbajti në selinë e PD-së.
Këtë herë, në qendër ishte Erion Veliaj. “Kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë”.
Por mesa duket, Berisha arrin të komunikojë me muret e burgjeve. Sepse atë që e pranon vetë si thashethem, e bën menjëherë më pas, një fakt të kryer. Madje zbulon me siguri, si urdhëruesin ashtu dhe motivin. “E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di. Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën. Ku shkoi ai? Ku e çoi atë?”.
Nuk është hera e parë, dhe asnjë habi, nëse në ditët e ardhshme, nëse seriali me thashetheme do të rishfaqet.
Komente

Amerika e ka bërë non grata dhe maloku e ka për krenari.
Përgjigju