Gazmir Spahija

Berisha shpërblen me post administratorin e ‘Syri-Tv’, Gazmir Spahija caktohet koordinatori i Rithemelimit për protestat

1 Shkurt, 14:43| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:46

  • Share

Gazmir Spahija, ish drejtor i Tatimeve në fund të qeverisjes Berisha dhe administrator i televizionit të tij “Syri Tv” është shpërblyer me një tjetër detyrë nga Rithemelimi. Ai është caktuar një nga 4 koordinatorët e Rithemelimit, që do të merren me organizimin e demokratëve, veçanërisht për protestat pranë shtëpisë së ish kryeministrit.

Detyra administratorit të televizionit të familjes Berisha i është caktuar në mbledhjen e Kryesisë të “Rithemelimit”, që me Berishën të izoluar në arrest shtëpie, e drejtoi Flamur Noka.

Po ashtu, 3 koordinatorët e tjerë që janë caktuar janë të besuarit e fundit që I kanë mbetur Berishës, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako.

Këto emra do të merren me organizimin e strukturave, veçanërisht për protestat që “Rithemelimi” mban në mbështetje të Berishës kundër drejtësisë.

Edhe pse kishin deklaruar se përcaktimi i koordinatorëve do të bëhej për t’i hapur rrugë riorganizimit e për të përfshirë edhe grupimin e Bardhit, 4 emrat e koordinatorëve janë vetëm nga radhët e mbështetësve të Sali Berishës.

Tani Syri tv mund të konsiderohet edhe formalisht organi zyrtar i Rithemelimit, fraksion politik i Partisë Demokratike dhe nuk mund të pretendojë asnjë strandard pavarësie profesionale që një media (pavarësisht linjës së vet editoriale) duhet të garantojë. Te Syri nuk bëhet më gazetari apo informacion, por vetëm propagandë dhe kushdo frekuenton ato studio (qoftë edhe si i ftuar) duhet të jetë i vetëdijshëm që kontribuon në një operacion propagande në këtë rast të udhëhequr nga familja Berisha.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 01/02/2024 22:34

    7501 po na cudit per dit

    Përgjigju
  • vili: 01/02/2024 20:08

    O Zot ku e gjeten kete katundare NON GRATA....

    Përgjigju
  • Ledi: 01/02/2024 19:26

    Postet ne organizata politike nuk gjenerojne te ardhura. Si ato ne qeverisje, media e oborre te Rames. Ato jane te palighshme e kriminale.

    Përgjigju
  • Genti: 01/02/2024 18:41

    Ky Gazi asht robi ma legen dhe ma delenxhi

    Përgjigju
  • Ben: 01/02/2024 16:31

    Emertim pa lidhje fare.Gazi eshte llogaritari Zenit,s'ka asnje lidhje si politikan.Si duket,Sala nuk po i beso më gardes se politikanve te Pd-ës.

    Përgjigju
  • minushe: 01/02/2024 14:55

    Gazmiri po qe ja vlen....hahah vodhi ne tatime, ja coi me canta shkelqenit per televizionin ....u caktua administrator i tv pa pike talenti dhe profesioni...mos harroni qe ka mbaru per 'anglisht" dhe tani do udheheqi protestat ta investigoje SPAKU parate e Gazmirit .....se qe 30 vjec drejtor tatimesh mori shtepi tek pallatet ngjitur me Karlsbergun.... si i bleu me cfare i bleu nderkohe qe kur u caktua drejtor erdhi nga Shkodra pa pune

    Përgjigju
    • kiraskiras: 01/02/2024 20:59

      Në Shkodër ka qenë përdorues droge!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?