Sali Berisha insiston se votat e të burgosurve më 14 maj janë vjedhur. Sipas tij, Emiljano Shullazi ka bërë fushatë në burg për Erion Veliajn.
“Pesudovotim është bërë në burgjet e Shqipërisë. Në burgun 313 ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të dënuarve, nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi u janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij në shkelje flagrante të rregullores së burgut është lejuar të kalojë nga kati më kat për të bërë fushatë për Erjon Veliajn.
Të burgosurve u është kërkuar deklaratë, për dinjitetin e tyre kanë refuzuar të votojnë për Erion Veliajn, ata nuk kanë votuar dot. Është një qendër ikonë e zezë e këtyre votimeve. Në listën e zgjedhësve të kësaj qendre ditën e premte ka pasur gjithsej 130 votues. Vetë burgu ka 600. Ditën e votimit kanë votuar 300”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
'Lajthit' Berisha: Më 14 maj votuan fëmijë në moshën 10-vjeçare! Nuk bëj hap prapa, përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të diskutojmë të ardhmen e PD
//ReportTv.al