Berisha si Beleri kërkon leje nga SPAK, Haklaj: S’ka asnjë shans që të shkojë në parlament! Muça: Blofi i qëllimshëm, ky është skenari i Saliut

16 Janar, 21:47| Përditesimi: 17 Janar, 07:19

  • Share

Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën është bërë një krahasim me rastin e Fredi Belerit i cili kërkon leje që të dalë nga qelia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj ka treguar dhe rastin e tij kur u arrestua në 2001 për të bërë një krahasim me Berishën. Sipas tij ish kryeministri nuk ka asnjë shans që të shkojë në parlament.

“SPAK s’ka asnjë artificë ligjore që Berisha të shkojë në parlament. S’ka asnjë shans që Berisha të shkojë në parlament, është thjesht një blof. Berisha thotë spak është organizatë kriminale ndërkohë që e ka votuar vetë...”, tha Haklaj.

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi bëri një analizë kritike ndaj Berishës i cili sipas tij me këtë kërkesë tregon se ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK.

“Berisha që në momentin e parë zgjodhi të sillej si politikan. Berisha ka çeduar në lidhje me qëndrimin e tij në lidhje me këndvështrimin politik dhe mesazhin që jep.  Kur ndryshon rrugës sjelljen ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera. Ka bërë akuza të rënda. Për Berishën dhe grupimin e Berishës është shumë e vështirë që të mbajë më qëndrime parimore. Mesa duket spak nuk do t’ja japë mundësinë.”

Një blof politik e ka quajtur gazetari Flogert Muça kërkesën e Berishës duke nënvizuar se të drejtën pë të shkuar në parlament mund t’ja japë vetëm gjykata dhe jo SPAK.

“Gjithë këtë kërkesë të Berishës ndaj SPAK e shoh si vazhdim të betejës. Vetëm vendimi i gjykatës e lejon atë që të shkojë në seancë.  Kur SPAK të thotë s’kam kompetencë, Saliu do të dalë dhe do të thotë, dhe është normale për fabulën që ka ndërtuar, se SPAK i partisë nuk më lë mua të dal të përfaqësoj njerëzit”.

“Pra do thotë s’po më lë SPAK. Dhe tani e kuptoni pse duhet të ngrihemi të gjithë, sepse ai nuk më lë që të dal t’ju përfaqësoj juve. Është strategji komunikimi për ta nxjerrë SPAK si pengues të ushtrimit të funksionit të deputetit”, shtoi Muça.

Gazetari Aulon Kalaja u ndal te dy linjat që ka ndjekur Berisha, atë politike dhe juridike në betejën e tij me drejtësinë.

“ Kemi dy linja. Linja politike dhe linja që ka të bëjë me drejtësinë. E parë në këtë këndvështrim, këtë iniciativë e kemi pasur që në krye të herën kur Berisha përballej me këto akuza. Kemi parë një gjuhë të ashpër të Berishës ndaj SPAK, nga ana tjetër kemi një gjuhë ligjore juridike të dy avokatëve që bëjnë punën e tyre. Berisha sulmon organet e drejtësisë nga ana tjetër vepron përmes rrugëve ligjore”, shtoi ai.

Ora 22:26
Deklarata e fortë e gazetarit në 'Repolitix': Lulzim Basha ka folur për 21 janarin në SPAK

Gazetari Flogert Muça ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën. Ndalur te zhvillimet e fundit politike, Muça tha se Lulzim Basha ka folur në SPAK për 21 janarin, ngjarjen tragjike të 2021 kur u vranë katër protestues të pafajshëm, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Në 2008 kur është bërë ndryshimi i madh i kushtetutës mbaj mend një deklarata të Bashës kundër ndryshimeve. Ai thoshte janë "vrasëse" për demokracinë. Basha ka qenë  historikisht kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008... Listat e hapura nuk i do as Basha as partitë e vogla. Rama del deputet me lista të hapura doktori po, kurse Basha kam frikë se nuk del deputet. Unë nuk besoj se e do as Basha as Berisha as Rama. Parimisht janë të tre dakord por në fund del diçka që nuk bëhet.

Flitet për katër zona zgjedhore. Votimi për diasporën është e ndërlikuar do vonojë dhe ca. Edhe ajo e fundit mund të bëhet. Basha shpresën e vetme nuk e ka as te reforma as te ndonjë gjë tjetër te ndërkombëtarët dhe te reforma në drejtësi. Thuhet se Basha ka deponuar për 21 janarin, ka folur në SPAK për 21 janarin. Në kushtet kur zgjodhi për të "vrarë" babain është shpërlarë mirë. Kjo në fakt bën sens kur sheh qetësinë e Bashës gjumin 2 vjeçar”, tha ai.

Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se Gjykata e Strasburgut e ka quajtur krim shtetëror 21 janarin, ndërsa për Bashën u shpreh se nuk ka dijeni nëse ka folur në SPAK.

"Strasburgu ka folur ka thënë është krim shtetëror. Basha ka folur për 21 janari, ka folur dhe publikisht. S’kam informacion a ka folur në SPAK. Unë nuk bëj fajtor askënd pa dalë vendimi i gjykatës", tha Haklaj.

"Unë kam informacione që është kollitur atje", shtoi Muça.

Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje të rënda nga shteti shqiptar në padinë e familjarëve të Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit. Sipas gjykatës, vrasja ndodhi nga shkelja e rregullave të Gardës, ndërsa qeveria e kohës pengoi hetimin. 

Ora 22:08
Azgan Haklaj: Berisha kërkon të shkojë në parlament sepse e di që do humbasë mandatin e deputetit

 

“Berisha e ka bërë këtë kërkesë sepse e di që nëse nuk merr pjesë për 6 muaj në parlament humb mandatin e deputetit”.

Kështu deklaroi në emisionin “Repolitix” në Report Tv anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj teksa ka komentuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës që ky i fundit të lejohet që të marrë pjesë në seanca plenare në Kuvend ndërkohë që është në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Ora 22:00
Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj: Si më vuri prangat Ilir Meta në 2001, ja pse ishte arrestim brutal dhe politik

 

Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj në "Repolitix" në Report Tv ka kujtuar janarin e vitit 2001 kur është arrestuar dhe më pas si erdhi lirimi i tij.

“Beleri nuk do e marrë mandatin dhe nuk do bëjë betimin. Unë jam arrestuar në mesnatë në janar rë 2001... Kanë protestuar për arrestimin tim. DASH, OSBE-IDIHR e kanë quajtur arrestim brutal, politik. Deputeti i kuvendit ka të njëjtin imunitet që ka anëtari i gjykatës së lartë kushtetuese dhe çdo gjyqtar. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, jam arrestuar në Tropojë në banesën time, jam zgjedhur deputet... Gjykata e lartë më 24 korrik të 2001 më ka liruar nga burgu. Ishte kërkesë e avokatëve të mi sepse unë kisha të njëjtin imunitet që ka gjykatësi që kishte vendosur arrestimin tim. Më pas në 2002 kam shkuar në gjykatën e lartë e cila e ka pushuar çështjen për mungesë provash.

Kryetari i bashkisë i  zgjedhur me votë, pra Beleri, nuk ka imunitet. Ai mund të ndalohet arrestohet.  Mediu ishte deputet ministër dha dorëheqjen dhe prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit. Pastaj Mediu u rizgjodh deputet. Kam parë e mendimin e pakicës dhe të shumicës. Edhe pse u zgjodh deputet mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm. Tani te rasti Berisha, kërkesa e SPAK është arrest shtëpie për Berishën, s’ka shanse që ai të shkojë në parlament.”

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?