Politikë

Berisha s’pranon humbjen, Demalia për Report Tv: Ai nuk ndryshon më dhe s’del dot nga ‘ferri’ i tij, do e zhysë edhe më keq PD-në! Softa: Duhet të japë prova për vjedhjen e votave

13 Maj, 18:27| Përditesimi: 13 Maj, 19:23

  • Share

Sali Berisha është një figurë e pandryshueshmë, që i ka krijuar edhe Shqipërisë pengesë në demokraci gjatë 35 viteve të fundit dhe është peng i historisë së tij politike në dramat dhe tragjeditë që ka shkaktuar.

Kështu u shpreh sot (13 maj) analisti Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ në lidhje me deklaratën e ditës së sotme të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili jo vetëm nuk pranoi humbjen, por pretendoi patronazhim të vjedhjes së 300 mijë votave në 30 deputetë nga mazhoranca, duke këmbëngulur se nuk do dorëhiqet, pasi “beteja sapo ka nisur”.

Pyetjes së moderatores Marsela Karapanço, me diskursin e Berishës gjatë konferencës, Demalia iu përgjigj: 

“Berisha ky karakter është, nuk ndryshon. Edhe kur ka qenë 27 vjet anëtar i partisë së Punës, edhe kur erdhi me dy gishta lartë, kur solli ‘demonkracinë’, një njeri që nuk pranon humbjen, tragjeditë e shkaktuara, peng i vetëvetes që nuk del dot nga ferri i tij. Ai do e zhysi edhe më tej në ferr partinë dhe veten e tij. Nuk mund ta them nëse do e zhysi edhe ndaj SPAK, me ngjarjer mbi shpinë si Gërdeci, 21 janari, 1997 e të tjera, por ky i ka shkaktuar vonesa e probleme Shqipërisë dhe klasës politike. Pyetja është a kemi filluar ta shtrojmë pluralizmin në Shqipëri pas 35 vitesh? Kjo është një lloj opozite që ka vetëm negativitet, agresivitet dhe regresivitet. Por po të kishim intelektualë të vërtetë apo elitë të saj, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje”.

Kurse i ftuari tjetër, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, tha se normalisht në demokraci humbësi pranon humbjen, uron fituesin, reflekton dhe tërhiqet. Ai shtoi se pretendimet që ka Berisha duhet t’i provojë.

“Nuk mendoj se Berisha do dorëhiqet, pasi edhe vetë e tha se s’do ketë hapa pas. Opozita ka kaluar një sërë fraksionesh dhe ndarjesh. Pretendimet e tij duhet të provohen për vjedhje votash apo pretendimet që ka. Berisha duhet të provojë retorikën e tij. Por nuk mund ta diktosh një forcë politike, ato që duhet të ndërhyjnë janë institucionet, siç është SPAK, i cili mund ose do të shprehet. Është ajo që duhet të flasë. Ai duhet të uroj fituesin dhe të pranojë humbjen, siç ndodh në demokraci, por kjo nuk ndodh në Shqipëri në tre dekada”, u shpreh ai.

Por Demalia shkon edhe më tej:

“Berisha është komunisti i fundit! Si mund të thuash u vodhën 300 mijë vota, është çmenduri. Ju i keni dëgjuar ata se çfarë thonë. Deri më sot nuk kemi asnjë deklaratë apo provë. Unë them se zgjedhjet do certifikohen, sepse është absurde të thuash e mendosh se u vodhën kaq vota. berisha i përdhosi edhe zgjedhjet brenda partisë”, u shpreh ai.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boston: 13/05/2025 19:53

    O syç një 1 milion dollaro e more pret të dytin tani. Nga kaskador në analist djalë ish sigurimsit

    Përgjigju
  • Malosori: 13/05/2025 19:35

    Shpellari ate pun ka. E kam thene qe para 6 muajsh dhe i thoja ca komentuesve qe di humbi me shum se heres tjeter e do kerkoje rremuje shpellari. Nuk besonin. I thash e vem bast por tifozet e shpellarit kan vetem llafe sharje ofendime e asgje tjeter. Ja pse himb se ka injorante permette e votues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: