Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, nga ku ashpërsoi sulmet ndaj njerëzve të drejtësisë. Kreun e SPAK, e quan anëtar të organizatës së Troplinëve, ndërsa sulme të ashpra pati edhe në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, të cilën e quan mashtruese ordinere.
“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e SKAP-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër. Ka hapur çështje penale pa emër, ky është një krim, një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin, jo në drejtësi, por atje ku e meriton. Altin Troplini me urdhër të Ramës, bën çdo gjë ti zgjasë kësaj qenie delikuente qëndrimin në sistem, duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e sistemit. Irena me 3 mbiemra, është mashtruese ordinere, është shkarkuar në 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avokatëve të mi. Irena me 3 mbiemra, që mbrohet me të gjitha mënyrat nga altin Troplini, është një delikuente e cila ka mashtruar në formularët”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Berisha e Malltezi nuk ‘njohin’ GJKKO: E kapur nga SPAK, duam gjykim nga një Gjykatë tjetër! Shtyhet seanca
SI.E./r.k./ReportTv.al