Politikë

Berisha sulmon Altin Dumanin nga SPAK: Në krye të amnistisë së krimit elektoral, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

19 Maj, 10:26| Përditesimi: 19 Maj, 11:12

  • Share

 

Sali Berisha sulmon nga SPAK, Altin Dumanin, duke e quajtur shërbëtor të shpifur të Ulsi manjës dhe Arben Rakipit. Berisha tha se Dumani qëndron në krye të amastisë së krimit elektoral

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetarë padi.

Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.  


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha nga SPAK sulme drejtësisë: Dumani shërbëtor, Gjoka kriminele e mashtruese! Dhuna e deputetëve në protestë? Gazetarët kujdes kur raportojnë


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?