Politikë

Zgjedhjet/ Berisha sulmon: Arkend Balla mori 20 mijë vota, nën patronazhin e kartelit Troplini! E kanë projektuar ministër të Brendshëm

24 Maj, 12:36| Përditesimi: 24 Maj, 16:17

  • Share

TIRANË- Sali Berisha në një konferencë për mediat doli të denoncojë sërish atë që ai e quan farsën elektorale të 11 majit. Nga selia blu, Berisha sulmoi kandidatët më të votuar socialistë duke thënë se po denoncon me fakte se si kanë ndërhyrë kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje. Por, Berisha vetëm fakte nuk kishte dhe si 'prova' përdori një krahasim shifrat e votave që kandidatët kanë marrë në 2021 dhe zgjedhjet e 11 majit.

Dhe pre e sulmeve ishte Arkend Balla, për të cilin Berisha tha se nga 2463 vota që mori në 2021, më 11 maj iu ‘frynë’ në 20718 vota. Dhe kjo sipas tij ka ndodhur pasi Arkend Balla është marrë nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit. Berisha shkoi edhe më tej duke aluduar se Arkend Ballës i është premtuar që do të bëhet ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.

“Për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtypit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky.

Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota. Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve”, tha Berisha.

Berisha paralajmëroi se nuk do ta njohin rezultatin dhe se do të përgatisin një raport për të vënë në dijeni ndërkombëtarët mbi shkeljet e pretenduara nga Partia Socialiste. 

Ora 12:50
Berisha 'non grata' i bën thirrje Trump: Grupet shqiptare shpalli organizata terroriste

Sali Berisha, non grata nga SHBA, i bëri thirrje Donald Trump që të shpallë grupet kriminale shqiptare si grupe terroriste. Komenti i Berishës erdhi pasi  operacionit Ura, përmes të cilit u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.

"Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama. E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit.

Presidenti Donald Trump, kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste. I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.

Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama. Deklarimi si organizata terroriste i organizatave mafioze të Shqipërisë është një kontribut serioz, i madh, për sigurinë në Shqipëri, për sigurinë në rajon, për sigurinë e NATO-s dhe Europës e më gjerë.

Ndaj dhe garantoj se PD është e gatshme të paraqesë çdo dokument, çdo provë që fakton implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës. Pra, jam këtu para jush për të theksuar edhe njëherë para shqiptarëve se dita e djeshme shënon një moment kthese shumë të rëndësishme për shqiptarët, për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, damkosjen e grupeve kriminale shqiptare, organizatave të lidhura me qeverinë dhe Edi Ramën, si kartele droge.

Të gjithë ata të cilët hezitonin apo u dukej paksa i largët, si i çuditshëm, etiketa e narkoshtetit në Shqipëri, tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim. Shqipëria është shteti i karteleve të drogës", tha Berisha. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosoce: 24/05/2025 15:02

    Po vllau i truprojes tend per ke ka punuar o sali krimineli,mos valle edhe ai per Ramen paska punuar, apo nese ne zgjedhjet tjera ky Balla do te kalon ne PD a do te thot kjo se nga kriminel i Rames do te bahet kriminel i mir! Se ti je turpi kombetar tashle kete e kan te qarte shqiptaret andaj edhe te treguan se ku e ke vendin por a do ta pranojne "demokratet" se me kriminel nuk fitojne kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?