Sali Berisha

Politikë

Berisha sulmon Lapajn e Alibeajn: Janë patericë e Ramës! Futën familjarë në lista, e frikshme

22 Mars, 15:27| Përditesimi: 22 Mars, 15:38

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha sulmon partitë e reja duke i quajtur ‘paterica të Ramës’ dhe komentoi listat e mbyllura të tyre në garën e 11 Majit të cilët vendosën emrat e familjarëve të tyre në listat e mbyllura.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet’ me bashkëkryetarë Adriatik Lapaj, Pano Soko e Endri Shabani dhe koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit vunë emrat e familjarëve në lista duke e quajtur si strategji për të ironizuar dhe luftuar ‘skemën’ e ngritur nga PD e PS me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2024.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit.” tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online.

Berisha premton se nëse merr qeverisjen do të bëjë një audit i përgjithshëm të  atyre që i quan "vjedhje 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më.

Po u jap një shembull. Duke parë abuzimet e tmerrshme të kësaj qeverie me blerjen e energjisë, BB dhe FMN i nxorën kartonin e kuq dhe i kërkuan të ndërtojë bursën, të blejë dhe ta shëse në bursë energjinë.
Kjo sepse Lubi Balluku zbrazte digat dhe ia shiste sekserëve të saj energjinë me një çmim qesharak. Sekserët e Lubisë, që e blinin me 40 euro, e shisnin në bursë, ku mund ta shiste Shqipëria vetë, me 160 euro. 120 euro i ndanin me Lubinë dhe mafien e energjisë. Pra, në qoftë se zbatohen me rigorozitet ligjet dhe transparenca, ato janë gërshërët më të mira në luftën kundër korrupsionit. Por ka një ligj themelor në luftën kundër korrupsionit dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Në qoftë se ti, nuk lufton me zero tolerancë konfliktin e interesit në tendera, prokurime dhe koncesione, ti faktikisht favorizon korrupsionin.

Lapaj dhe koalicioni i Shehit me Alibeajn, apo Basha kanë përdorur si strategji emra fiktivë në listat e mbyllura, duke futur të afërm të tyre që më pas pritet të djegin mandati dhe në Kuvend të futen vetëm ata që garojnë në listat e hapura.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?