Sali Berisha, gjatë fjalës sot në Pogradec

Politikë

Berisha sulmon Ramën nga Pogradeci: Nuk del në debat dhe porosit lakejtë të merren me moshën time! E kam memorien më të fortë nga ai

26 Prill, 22:51| Përditesimi: 26 Prill, 22:57

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kandidatët dhe shtabi elektoral i qarkut të Korçës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishin sot në mbrëmje për fushatë në qytetin e Pogradecit.

Ai bëri premtimet para mbështetësve për rritje rrogash, pensionesh dhe ulje çmimesh, teksa akuzoi qeverinë “Rama” për abuzime financiare.

Këto akuza u hodhën pikërisht në kohën kur publikohej edhe kontrata e tij e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë që kanë nevojë për t’u verifikuar dhe hedhur dritë se nga do dalin.

“Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, nën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim rrogën minimale 500 euro. Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.
Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane. Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon”, tha Berisha për programin elektoral dhe premtimet e fushatës.

Kreu i selisë blu akuzoi edhe qeverinë “Rama” për abuzime gjatë tre mandateve.

“Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan.Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij. Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro. A e dini o miq, se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione”, u shpreh ai në shifra financiare, pikërisht teksa publikohej në media edhe kontrata e lobimit 6 mln dollarë që kishte firmosur në emër të PD-së me kompaninë amerikane “Continental”. 

Berisha zulmoi Ramën edhe si frikacak që nuk del në debate. Ai ironizoi fushatën e kryesocialistit, duke vënë në dukje fjalët fyese që sipas tij Rama përdor në mitingje.

“Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e  Shqipërisë. Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj. 
Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës. Tani miq, ju lutem, ju lutem do të më dëgjoni. Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit. Unë s’po e them këtë, por prapë i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend. Hajde këtu”, u shpreh Berisha, teksa kujtoi edhe detajin për kujtesën gjatë kësaj fushate.

Teksa iu kthye në reminishencë politike Shqipërisë para diktaturës, ai përjashtoi veten e tij teksa tha se “ka politikanë 80-vjeçarë të mirë, por ata që erdhën pas luftës ishin 20-30 vjeçarë xhelatë”, duke iu referuar komunizmit dhe hoqi paralele me Ramën.

“Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet. Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë. Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve. Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë. Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur”, u shpreh kreu i PD-së. 

Dhe në fund ai paralajmëroi përsëri kryeministrin Rama, këtë herë jo me “shtypje koke”, por me të “tepërtin për pushtet, që do marrë përgjigjen që meriton”.

“Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prapë, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë”, tha Berisha. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liad: 27/04/2025 07:58

    Mendjen mund ta kesh të kthjedhtë por e ke veç për krime,vjedhje,shpifje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?