Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me fermerët në njësinë administrative Gjergjan të Elbasanit, ku ka kritikuar ashpër politikat e ndjekura nga qeveria Rama në sektorin e bujqësisë.
Berisha u ndal tek fondet e BE për bujqësinë, për të cilat tha se paratë që i takonin fermerëve u vodhën nga qeveria.
'Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri. Pse e mori këshilltare kryesore? E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë', tha ai.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se në 12 vitet e fundit fermerët shqiptarë janë përballur me humbje të mëdha dhe me braktisje të plotë nga shteti.
Ai e quajti “shkatërrimtare” politikën e hapjes së kufijve për prodhimet bujqësore nga Serbia, Maqedonia dhe vendet e tjera fqinje, duke theksuar se fermerët në këto vende marrin disa herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë.
'Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdah, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze. Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri.
Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm. Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen. Por, kjo nuk ndodh.
Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju. Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion', tha ai.
Komente

PO TI I DHE NAFTE SERBISE KUR BOTA I KISH VENDOSUR SANKSIONE ..O MALOK I QELBUR...
Përgjigju