Nga një bashkëbisedim me minatorët në Bulqizë, kreu i PD u ndal ka programi i PD për minatorët, që parashkikon rritje rrogash dhe rishikimin e statusit të minatorit.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet pjesë e takimit dhe të dëgjojë problemet që ata kanë. Berisha ka sulmuar sërisht këngëtarin Noziy për Lamborghinin e tij, ku tha: Për çfarë i hynë në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborghini i Noizyt’.
‘Çështja e statusit tuaj do të jetë një nga çështjet kryesore tonat, shëndeti i minatorit do të ketë një përparësi të madhe, rritje e rrogave. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë do të përfundojë në mënyrë triumftare, ajo është një borxh që shoqëria ka ndaj jush dhe borxhi do të kthehet dhe do ju vendosim ju në piedestal.
Ky është programi ynë për minatorët, dëgjoni programin tjetër, çfarë i hynë në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborghini i Noizyt. Sot ai në Devoll tha mosha e ka bërë të rrjedhur Berishën, unë si them atij je i rrjedhur je i trmeur dhe i tmerruar. Hajde në këtë sallë dhe të dalim para këtyre burrave, mos dil me Lamborginin e Noizyt, po dëgjoj këta burra se ca sakrifice bëjnë, po për ty nuk ekzistojnë. E ke mendjen tek kopshti jote dhe të sëmurët i lë pa ilaçe. Nuk je i rrjdhur, ai bënë klonin, nuk di ku të fus kokën sot ai', tha ai.
Teksa vijoi sulmet ndaj Ramës, ai tha se është armik i votës së lirë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në 11 maj kundër qeverisë.
'Edi Rama, ke marrë fund! U përpoqe t’i bësh gropën opozitën, por ke rënë brenda vetë për të mos dalë kurrë më. Ta dini këtë. Nuk del më! Ndaj dhe 11 Maji, le të bashkohemi pavarësisht nga bindjet politike. Minatorët, pavarësisht bindjeve që keni, statusin do e gëzoni. Pensioniste e pensionistë, që të gjithë pa përjashtim, nuk do keni kurrë pension nën 200 euro. Të gjithë ata me ndihmë ekonomike do kenë ndihmën ekonomike 200 euro.
Studentët me bursë do kenë bursën 200 euro. Fëmijët jetimë do marrin 200 euro.Do e bëjmë më të drejtë këtë shoqëri, më njerëzore, më të jetueshme. Dhe kjo brenda 100 ditëve. Nuk ka lidhje me pushtetin e Sali Berishës, ua them me sinqeritetin më të madh. Në këtë stad të moshës time, nuk kam unë ambicie pushteti. Por unë e ndjej mision që të mos pajtohem kurrë me këtë përçmim dhe poshtërim që u bëhet 760 mijë shqiptarëve që lihen me një pension mizerabël, në një kohë kur të tjerët marrin rrogë shteti sa 50 pensione. Në një kohë kur të tjerët blejnë kopshtin e Edenit sa 10 mijë pensione. Në një kohë kur të tjerët zhdukin 130 milionë euro të djegësit sa 820 mijë pensione. Këto marrin fund. Ja pra pse unë jam angazhuar. Dhe unë kërkoj nga ju, energjia juaj është mijëra herë më e madhe se e imja', tha ai.
Berisha tha se PD do të mbrojmë shëndetin e minatorëve, ndërsa renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal.
'Dhe marrëveshja ndërkombëtare e Shqipërisë për rentën ka këtë përcaktim. Renta u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Këta e grabisin, e marrin vetë. Merr fund ajo. Renta do i mbetet komunitetit lokal. Dhe ky status, kjo situatë do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Pa përjashtim. Made in Albania është shtylla e dytë kryesore e prodhimit tonë. Krenaria jonë është prodhimi ynë kombëtar. Dhe ne mund të nxjerrim minerale ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan.
Askush nuk ka shumëllojshmërinë e mineraleve dhe minierave tona. Jo vetëm do i nxjerrim, por do i shndërrojmë më pasuri dhe mirëqenie për ju. Unë përgëzoj zotin Spahiu për angazhimin e tij direkt dhe zotin Gëzim Kalaja, që me aq vendosmëri ka mbrojtur kauzën tuaj. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë me datën 11 Maj triumfon në mënyrë përfundimtare. Unë personalisht u them ju se atë e grupoi si një borxh që Shqipëria ka ndaj jush. Dhe borxhi do kthehet. Borxhliu që nuk kthen borxhin është i mjerë', tha ai.
Komente
